TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

CSKA josh Dellovën me pasaportë bullgare dhe pagë të majme

by tëvë1
3 muaj ago
0
A A
Dellova, lojtari më i mirë i xhiros në Bullgari

Klubi elitar i Bullgarisë, CSKA Sofja, i ka ofruar mbrojtësit të Kosovës, Lumbardh Dellova, pasaportë bullgare dhe 30 mijë euro pagë mujore për ta mbajtur në klub. Kështu ka bërë të ditur gazeta bullgare “Tema Sport”.

Gazeta bullgare ka shkruar se negociatat për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2029 ndërmjet CSKA Sofjes dhe Dellovës kanë përparuar.

“CSKA ka përgatitur një lëvizje interesante në përpjekje për të finalizuar negociatat për një kontratë të re me Lumbardh Dellovën. Pas një sërë bisedimesh gjatë verës, CSKA përsëri ka ndezur motorët, këtë herë të vendosur për të arritur një marrëveshje përfundimtare me mbrojtësin kyç. Arsyeja është e qartë – forma e mirë me Kosovën, si dhe klauzola e tij e ulët e lirimit prej 900 mijë eurosh”, shkruan gazeta bullgare “Tema Sport”.

Gazeta bullgare ka zbuluar detajet që pritet ta bindin Dellovën të nënshkruajë kontratë të re.

“Klubi është gati ta ndihmojë Dellovën të pajiset me pasaportë bullgare – një proces që do të lehtësonte qëndrimin dhe udhëtimin e mbrojtësit 26-vjeçar dhe familjes së tij në vendin tonë dhe në Evropë. Gjithashtu do të hapte mundësi e një fleksibilitet më të madh në përzgjedhje, pasi Dellova nuk do të zërë më një vend jashtë Bashkimit Evropian. Për kosovarin, ky është një argument i rëndësishëm, veçanërisht pas refuzimit të tij për të pranuar ofertën e skuadrës saudite Al Najma në verë për shkak të ngurrimit të gruas së tij për t’u zhvendosur në Lindjen e Mesme”, shkruan tutje gazeta.

Gazeta bullgare ka raportuar se në kontratën e re, Dellovës i është ofruar edhe rritje e pagës në rreth 30 mijë euro në muaj dhe heqjen e opsionit të vjetër të blerjes.

“Dellova është i gatshëm të nënshkruajë kontratë afatgjate, por këmbëngul që të ketë një opsion transferimi fiks – këtë herë dukshëm më të lartë, mbi 1.5 milion euro. Të dyja palët pritet të bien dakord si për pagën ashtu edhe për klauzolën në kontratën e kosovarit. CSKA-ja është e vendosur ta mbajë një nga lojtarët kryesorë dhe nuk ka ndërmend të rrezikojë largimin e tij”, shkruan gazeta bullgare.

Mbrojtësi 26-vjeçar iu bashkua CSKA Sofjes në vitin 2024 nga Ballkani, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2027.

Ai është prej lojtarëve kryesorë te CSKA Sofja. Me fanellën e kësaj skuadre ka shënuar një gol në 11 paraqitje këtë edicion.

Dellova luan rregullisht edhe për Kosovën, që këtë muaj siguroi plejofin për Kupën e Botës 2026.

Dellova për Kosovën ka shënuar tri gola në 21 ndeshje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Borussia triumfon ndaj Atalantas

Borussia triumfon ndaj Atalantas

Tensione në Lisbonë, fiton Real Madridi

Tensione në Lisbonë, fiton Real Madridi

PSG mposht Monacon

PSG mposht Monacon

Goli i Muriqit më i miri i xhiros sipas “Marcas”

Gazeta “AS” e quan “thesar” Muriqin

Haradinaj: Protesta e sotme është një mesazh i fortë për drejtësi dhe bashkim për UÇK-në

Haradinaj: Protesta e sotme është një mesazh i fortë për drejtësi dhe bashkim për UÇK-në

Haradinaj: Vizita e Konjufcës në Hagë, mesazh pozitiv për ish-krerët e UÇK-së

Haradinaj: Vizita e Konjufcës në Hagë, mesazh pozitiv për ish-krerët e UÇK-së

Borussia triumfon ndaj Atalantas

Borussia triumfon ndaj Atalantas

Tensione në Lisbonë, fiton Real Madridi

Tensione në Lisbonë, fiton Real Madridi

Emisioni “Info Nata” 17.02.2026

Emisioni “Info Nata” 17.02.2026

PSG mposht Monacon

PSG mposht Monacon

Spahiu: Ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale nuk kanë të drejtë të dalin në protestë

Spahiu: Ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale nuk kanë të drejtë të dalin në protestë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën