Liverpooli e ka pësuar humbjen e parë në Premier League, në minutat e fundit të ndeshjes.
“The Reds” u mposht nga Crystal Palace 2:1.
Londinezët kishin kaluan herët në avantazh me golin e Ismaila Sarr në minutën e nëntë.
Megjithë insistimin e madh, Liverpooli e gjeti barazimin në minutën e 87-të, përmes zëvendësuesit në formë Federico Chiesa.
Por vendësit nuk lejuan të lëshojnë pikë, duke realizuar golin e fitores në minutën e shtatë të kohës shtesë me Eddie Nketiah, i cili po ashtu erdhi nga banka rezervë.