TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Covey: Thaçi bënte thirrje për të shmangur dhunën ndaj pakicave

by TËVË 1
4 muaj ago
0
A A
Covey thotë se UNMIK-u nuk e ka trajtuar Thaçin si komandant

Jock Covey është dëshmitari i katërt i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, në rastin ku ai po gjykohet bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin. Në ditën e parë të dëshmisë së tij, ai tha para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë se Thaçi e kishte dënuar dhunën ndaj pakicave etnike, në vjeshtën e vitit 1999.

Avokati kryesor i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq derisa prezantoi një dokument të OSBE-së, të qershorit të ’99-ës, tha se aty thuhej se “udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës, Hashim Thaçi, kishte arritur ta zbuste një konfrontim të mundshëm të dhunshëm kur ndaloi qindra persona të kalonin në pjesën që kontrollohej nga serbët në veri [të Mitrovicës]”.

Sipas dokumentit, Thaçi, i cili ishte i shoqëruar nga përfaqësuesi i OKB-së, Bernard Kushner, ka thënë se problemet do të zgjidheshin në mënyrë paqësore.

Dëshmitari pohoi se kjo përputhej me atë cka ai ka dëgjuar, ndërsa theksoi se thirrje të tilla ka pasur edhe para se ata të shkonin në Kosovë.

“Gjërat nuk kanë ndryshuar vetëm pse kemi arritur ne aty, shumë gjëra ne i kemi mësuar me kalimin e kohës. Shpesh kemi mësuar shumë gjëra vite më vonë, kështu që kur them tani kjo gjë është në përputhje, nuk kam mënyrë për të thënë se kam ditur në momentin kur kemi arritur, dhe në fakt më impresionon fakti që atë që ka thënë zotëri Thaçi vinte nga koha e mëparshme. Kështu që ne nuk mund të themi që është roli ynë që i ka thënë këto gjëra, është një proces i cili në fakt kishte filluar përpara mbërritjes sonë”, tha dëshmitari derisa avokati e pyeti për deklaratën e Thaçit për të shmangur sulmet ndaj pakicave.

Tags: gjykimi në HagëJock CoveyTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​A po rrezikohet skijimi nga mungesa e borës?

​A po rrezikohet skijimi nga mungesa e borës?

​Kosova triumfon në një garë ShBA, merr 30 medalje

​Kosova triumfon në një garë ShBA, merr 30 medalje

Arrestohet në Klinë një i dyshuar me urdhër-arrest ndërkombëtar për sulm dhe vrasje në tentativë

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Arrestohen dy persona në Prishtinë, u konfiskohen armë zjarri dhe fishekë

​A po rrezikohet skijimi nga mungesa e borës?

​A po rrezikohet skijimi nga mungesa e borës?

KB Bashkimi gati për sfidën historike

Bashkimi kërkon fitoren ndaj Rahovecit 029

Vëllaznimi mposht edhe Pejën

Vëllaznimi pret Trepçën në Gjakovë

Muriqi ia dedikon “hat-trickun” babit të ndjerë

Muriqi ia dedikon “hat-trickun” babit të ndjerë

Spalletti prezantohet te Juventusi: Nuk kisha arsye pse mos e pranoja ofertën, qëllimi dhe objektivat e bardhezinjve janë të qarta

Spalletti i pakënaqur me Zhegrovën e Conceicaon

​Kosova triumfon në një garë ShBA, merr 30 medalje

​Kosova triumfon në një garë ShBA, merr 30 medalje

Muriqi i lumtur te Mallorca, flet për opsionin e transferimit

Muriqi i lumtur te Mallorca, flet për opsionin e transferimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën