TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Covey: Komandantët e UÇK-së nuk i merrnin urdhra nga Thaçi, mungonte struktura e qartë komanduese

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot ka filluar dëshminë dëshmitari i katërt i mbrojtjes, James Peter Covey, në gjykimin ndaj katërshës së UÇK-së. Covey ishte zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner.

by Fidan Zejnullahu
10 muaj ago
0 0
A A

Në shtatorin e vitit 1999, Bernard Kushner arriti në Kosovë.

Në cilësinë e përfaqësuesit të OKB-së, Kushner provoi t’i bindte ushtarakët kosovarë për demilitarizimin e UÇK-së.
Krejt këtë takim nga afër, e ndoqi edhe zëvendësi i Kushnerit, James Peter Covey.

26 vite më pas, ky e gjeti vetën në karrigen e dëshmitarit të mbrojtjes në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Para trupit gjykues, Covey tha se komandantët e zonave nuk merrnin urdhra nga drejtori politik i tyre.
“Komandantët e tjerë diskutonin mes veti dhe nuk biseduan me Thacin, madje as nuk e shikuan. Isha shumë i befasuar. Z. Thaci më të vërtetë nuk kishte një marrëdhënie kuptimplotë me atë grup të komandantëve të zonave dhe dukej qartë që ata nuk do ta kërkonin udhëzim prej tij apo të merrnin urdhra ose t’i raportonin atij. Nuk kishte komandë të centralizuar, por gjeneral Ceku dukej larg më ndikimin më të madh, por nuk dukej që ishte në pozicion që të merrte vendime pa konsultime”, ka thënë Covey.

Covey tha se gjatë qëndrimit në Kosovë, nuk pati pasqyrë të qartë se kush ishte përgjegjës për rajone të caktuara në UÇK.
“Unë nuk kam pasur asnjëherë një pasqyrë të plotë ose një kuptim shumë të mirë- skemë të mirë të asaj që ushtria do ta quante rendi i luftimeve të UÇK-së për të kuptuar më qartë se kush ishte përgjegjës për një rajon të caktuar dhe kujt i raportonte ky person i caktuar”, është shprehur tutje Covey.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit Mishetiq, Covey shtoi se ishte vet Thaçi që dënoi aktet e intolerances etnike në Kosovë.

“Një përqindje e madhe e romëve jetonte ndërmjet fshatrave etnik shqiptarë dhe i dërgonin fëmijët e tyre në shkolla shqiptare, por politikisht mbështetnin autoritetet serbe në Kosovë. Për shkak të kësaj ndasie, romët ishin veçanërisht në fokus të shqiptarëve etnik të cilët ndjeheshin të shfrytëzuar prej tyre. Në zonën e Prishtinës, romët rekrutoheshin në numër të madh nga MUP-i dhe armata jugosllave. Ndonjëherë, në trysni dhe nën presion dhe shpeshherë angazhimi i tyre bëhej në mënyrë vullnetare për të mbushur vakumin që ishte bërë nga zhvendosja dhe dislokimi i forcave në zonat kufitare dhe në pikat e tjera të nxehta”, ka përfunduar Covey.

Dëshminë e tij Covey, do ta vazhdojë edhe të mërkurën duke iu përgjigjur për pesë orë të tjera pyetjeve të Prokurorisë Speciale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ngritët për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë në krahasim me një ditë më parë

LVV dhe LDK shprehin gatishmëri për bashkëpunim, a do të ketë marrëveshje për presidentin?

LVV dhe LDK shprehin gatishmëri për bashkëpunim, a do të ketë marrëveshje për presidentin?

Prokuroria sekuestron dy kamionë dhe i vë në shitje

​Në autostrada të shtunën s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë nga ora 11:00-17:30

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

Temperatura të larta, rekomandohet shmangia nga dielli nga ora 10:00 deri në 17:00

Nëntë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë

Nëntë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë

FIFA heq dorë nga plani për Botërorin që ngjalli shumë reagime

FIFA heq dorë nga plani për Botërorin që ngjalli shumë reagime

Qarku i Lezhës në rrezik nga zjarret

Qarku i Lezhës në rrezik nga zjarret

Ngritët për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë në krahasim me një ditë më parë

LVV dhe LDK shprehin gatishmëri për bashkëpunim, a do të ketë marrëveshje për presidentin?

LVV dhe LDK shprehin gatishmëri për bashkëpunim, a do të ketë marrëveshje për presidentin?

Prokuroria sekuestron dy kamionë dhe i vë në shitje

​Në autostrada të shtunën s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë nga ora 11:00-17:30

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

Temperatura të larta, rekomandohet shmangia nga dielli nga ora 10:00 deri në 17:00

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën