TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çollaku: “Wagner” në veri e sfidon rendin juridik kushtetues të Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Çollaku: “Wagner” në veri e sfidon rendin juridik kushtetues të Kosovës

Sa i përket grafiteve “Wagner” në veri, eksperti i sigurisë, Fatmir Çollaku, vlerësoi se këto janë përpjekje të Serbisë për ta provokuar seriozisht situatën, e fillimisht qytetarët serbë atje.

Megjithatë, Çollaku tha se shërbimet inteligjente të Kosovës dhe miqve të saj, veçse janë në dijeni për prezencën e mercenarëve rusë në pjesë veriore.

“Realisht shërbimet inteligjente të Kosovës dhe të miqve tanë, e dinë dhe përkatësisht kanë të dhëna të verifikuara se prezenca e mercenarëve rusë, ka qenë në Kosovë dhe është në Kosovë. Tendencat e Serbisë për të provokuar seriozisht  situatën përmes këtyre mercenarëve, përmes organizatës “Wagner”, e tërë kjo për të mbjellur frikë dhe pasiguri, fillimisht për qytetarët serbë atje”, deklaroi Çollaku në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Njëherit, Çollaku konsideroi se nga organizata “Wagner”, gjithsesi do të sfidohet rendi juridik kushtetues i Republikës së Kosovës.

“Prandaj, natyrisht që masat dhe veprimet e Qeverisë së Kosovës përmes institucioneve ekzekutive, do duhej të jenë në nivel”, theksoi tutje Çollaku.

I pyetur se a ka rrezik që të rikthehen përsëri tensionet në veri, Çollaku vlerësoi se përshkallëzim të situatës nuk mund të ketë, mirëpo nuk përjashtoi mundësinë e provokimeve, organizimeve e protestave të dhunshme.

“Unë gjithmonë kam thënë që kategorikisht nuk do të ketë përshkallëzim të skajshëm, në kuptimin e luftës, sepse një gjë e tillë nuk është e dobishme as për faktorin ndërkombëtar, as për Serbinë e Kosovën”, potencoi Çollaku.

Kujtojmë se grafitet me mbishkrimin “Wagner” janë shfaqur në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan.

Policia e Kosovës ka thënë se njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, derisa i ka cilësuar si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes ndëretnike”./teve1.info/.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Seanca konstituive shtyhet në orën 17:00, Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

Seanca konstituive shtyhet në orën 17:00, Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

Clark: Pas takimit me Gligorov, njoftova Pentagonin se Millosheviqi do të krijonte një konflikt të ri

Fjalët përfundimtare – çka u tha për James Rubin dhe Uesley Clark?

LVV kujton aktivistët Arben Xheladini dhe Mon Balaj

LVV kujton aktivistët Arben Xheladini dhe Mon Balaj

Stafi i shkollës “Pavarësia” në protestë ndaj “veprimeve të papranueshme të disa nxënësve”

Kolegët kërkojnë lirimin e mësimdhënësit në shkollën “Pavarësia”, komuna në pritje të raportit

Seanca konstituive shtyhet në orën 17:00, Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

Seanca konstituive shtyhet në orën 17:00, Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

Qindra shtëpi të përmbytura në Britani për shkak të shirave rekord

Qindra shtëpi të përmbytura në Britani për shkak të shirave rekord

Clark: Pas takimit me Gligorov, njoftova Pentagonin se Millosheviqi do të krijonte një konflikt të ri

Fjalët përfundimtare – çka u tha për James Rubin dhe Uesley Clark?

LVV kujton aktivistët Arben Xheladini dhe Mon Balaj

LVV kujton aktivistët Arben Xheladini dhe Mon Balaj

Stafi i shkollës “Pavarësia” në protestë ndaj “veprimeve të papranueshme të disa nxënësve”

Kolegët kërkojnë lirimin e mësimdhënësit në shkollën “Pavarësia”, komuna në pritje të raportit

A do të propozohet sërish Albulena Haxhiu për kryeparlamentare?

Osmani: Emiratet e Bashkuara Arabe thellojnë mbështetjen për shëndetësinë dhe projektet strategjike në Kosovë

Osmani: Emiratet e Bashkuara Arabe thellojnë mbështetjen për shëndetësinë dhe projektet strategjike në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën