TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Coldplay shpallet grupi më fitimprurës i vitit në skenat live

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Coldplay shpallet grupi më fitimprurës i vitit në skenat live

Grupi i famshëm britanik Coldplay ka kryesuar listën e artistëve me më shumë fitime nga koncertet live në vitin 2025.

Ata kanë arkëtuar rreth 100 milionë paund (afërsisht 118 milionë euro) deri tani nga turneu i tyre botëror “Spheres”, që i ka sjellë mesatarisht 4.8 milionë paund (rreth 5.7 milionë euro) për çdo shfaqje.

Në vendin e dytë renditet Shakira, me të ardhura prej 85 milionë paund (rreth 100.3 milionë euro), ndjekur nga Kendrick Lamar dhe SZA, me 73.91 milionë paund (rreth 87.2 milionë euro). The Eagles renditen të katërtit me 68.82 milionë paund (rreth 81.2 milionë euro), shkruan DailyMail.

Grupi koreano-jugor Seventeen nuk mbetet pas, duke fituar 68.45 milionë paund (rreth 80.8 milionë euro), ndërsa Trans-Siberian Orchestra ka gjeneruar 50.55 milionë paund (rreth 59.7 milionë euro).

Tyler, The Creator ndodhet në vendin e shtatë me 49.5 milionë paund (afërsisht 58.4 milionë euro), dhe Dead & Company me 45.6 milionë paund (rreth 53.8 milionë euro).

Top 10-shen e mbyllin J-Hope me 44.19 milionë paund (rreth 52.2 milionë euro) dhe Beyoncé me 44.04 milionë paund (rreth 52 milionë euro).

Sa i përket artistëve britanikë dhe irlandezë, Sir Paul McCartney zë vendin e dytë pas Coldplay me 23.23 milionë paund (rreth 27.4 milionë euro). Iron Maiden kanë arkëtuar 20.1 milionë paund (rreth 23.7 milionë euro), ndërsa Dua Lipa ka fituar 15.4 milionë paund (rreth 18.2 milionë euro) dhe Charli XCX po ashtu 13.8 milionë paund (rreth 16.3 milionë euro).

Script ndajnë të njëjtën shifër me Charli XCX, ndërsa Simply Red kanë siguruar 10 milionë paund (afërsisht 11.8 milionë euro). Rod Stewart ka gjeneruar 9.2 milionë paund (rreth 10.9 milionë euro) dhe Sam Fender 8.79 milionë paund (afërsisht 10.4 milionë euro). Në fund të listës renditen Sting dhe Billy Joel, me nga 6 milionë paund secili (rreth 7.1 milionë euro).

Të dhënat janë përpiluar nga firma e analizave të muzikës Pollstar, duke analizuar të ardhurat nga koncertet live mes datave 14 nëntor 2024 dhe 14 maj 2025.

Raporti vë në dukje një rritje të dukshme në tregun e performancave live, me të ardhurat mesatare për koncert që janë rritur me 24.9%, ndërsa shitjet e biletave janë rritur me 32.1%, përkundër një rënie të çmimit mesatar të biletave nga 93.54 £ në 88.43 £ (rreth 110 € në 104 €). /Telegrafi/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mozzik zbulon se do të bëhet sërish baba

Mozzik zbulon se do të bëhet sërish baba

Dua Lipa dhe Camila Cabello ndezin spekulimet pas paraqitjes në të njëjtin studio në Nju Jork

Dua Lipa dhe Camila Cabello ndezin spekulimet pas paraqitjes në të njëjtin studio në Nju Jork

Bebe Rexha shkruan histori, “Dirty Blonde” pushton Billboard

Bebe Rexha shkruan histori, “Dirty Blonde” pushton Billboard

Dua Lipa i jep fund muajit të mjaltit në Itali, rikthehet në studio pas dasmës përrallore

Dua Lipa i jep fund muajit të mjaltit në Itali, rikthehet në studio pas dasmës përrallore

Kurti mbështet organizimin e “Vespa Festival Prishtina 2026”, priten pjesëmarrës nga mbi 10 shtete

Kurti mbështet organizimin e “Vespa Festival Prishtina 2026”, priten pjesëmarrës nga mbi 10 shtete

Vendoset gurthemeli i Qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Obiliq

Vendoset gurthemeli i Qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Obiliq

“Vita” reagon pas inspektimit: Vendimin për pezullimin nuk e ka marrë ministria, por ne si bord

“Vita” reagon pas inspektimit: Vendimin për pezullimin nuk e ka marrë ministria, por ne si bord

Logos-A boton librin më të ri, “Sfera publike e lëngshme – mediet sociale, opinioni publik dhe (pa)mundësia e dialogut Kosovë- Serbi” të Mehmet Kalisit drejtor i Tëvë1

Logos-A boton librin më të ri, “Sfera publike e lëngshme – mediet sociale, opinioni publik dhe (pa)mundësia e dialogut Kosovë- Serbi” të Mehmet Kalisit drejtor i Tëvë1

Skandal në Botëror, polici amerikan përfshihet në një incident me Kombëtaren egjiptiane

Skandal në Botëror, polici amerikan përfshihet në një incident me Kombëtaren egjiptiane

Serbia arreston një kosovar nën dyshime për krime lufte

Serbia arreston një kosovar nën dyshime për krime lufte

Posta e Kosovës lanson pullën postare kushtuar 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së

Posta e Kosovës lanson pullën postare kushtuar 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën