TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Çohu: Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA nuk raportoi milionat në llogarinë e Credit Suisse

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Çohu: Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA nuk raportoi milionat në llogarinë e Credit Suisse

Ish -manjati i telekomunikacionit Akan Ismaili u emërua ambasador në vitin 2012, katër vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia pas një lufte brutale në vitet e 90-ta dhe një periudhe tranzicioni të mbikëqyrur nga Kombet e Bashkuara.

Duke qenë ambasador deri në vitin 2015, Ismaili ishte i detyruar ligjërisht të deklaronte pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Ai raportoi posedime duke përfshirë prona, kursime në para dhe kompani, por Ismaili nuk i njoftoi autoritetet për llogarinë e tij në Credit Suisse, e cila kishte vlerë pothuajse 3.9 milionë franga zvicerane në qershor të 2014-tës, thuhet në komunikatën e organizatës Çohu.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit i tha Preportr dhe OCCRP-së se ka të ngjarë të jetë e vështirë të hetohen pasuritë e Ismailit në Zvicër.

“Ne do të shikonim mundësitë për verifikim dhe hetim edhe pse verifikimi i gjendjes së llogarive bankare të mbajtura jashtë vendit është i vështirë, dhe shpesh rezulton pa sukses për shkak të legjislacionit të vendeve ku mbahen llogaritë bankare, u përgjigj Agjencia në një email.

Ismaili nuk iu përgjigj kërkesave të dërguara me email për koment.

Sipas legjislacionit të Kosovës, zyrtarët e lartë publikë që fshehin pasuritë e tyre ose bëjnë deklarata të rreme mund të gjobiten dhe të burgosen deri në pesë vjet.

Ismaili u hodh në sektorin e teknologjisë menjëherë pas bombardimeve që NATO i bëri caqeve të Serbisë në Serbi dhe Kosovë në vitin 1999, e që i dha fund luftës, duke bashkë themeluar Projektin jofitimprurës të Internetit në Kosovë (IPKO Fondation). Më pas ai kaloi në sektorin privat me IPKO Telecommunications, e cila u bë ofruesi i dytë më i madh i shërbimeve, telefonisë celulare, internetit dhe televizionit kabllor në Kosovë.

Preportr raportoi në vitin 2015 për përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për të gjetur asetet e mbajtura nga zyrtarët publikë jashtë vendit. Kreu i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në atë kohë u tha gazetarëve se “ka pasur një problem në zbatim” me vende si Shqipëria dhe Mali i Zi, të cilat kanë nënshkruar marrëveshje për të ndihmuar në gjurmimin e aseteve.

Hulumtimi mbi këtë storie është siguruar nga OCCRP ID. Ekspertiza e të dhënave është siguruar nga Ekipi i të Dhënave i OCCRP-së. Kontrolli i fakteve u sigurua nga Zyra e Kontrollit të Fakteve e OCCRP-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Tentativat për ta kthyer Gjykatën Kushtetuese në një instrument politik janë fatkeqësi

Alijaj: Tentativat për ta kthyer Gjykatën Kushtetuese në një instrument politik janë fatkeqësi

Drojë se s’ka vend për të burgosurit në Gjilan pas ardhjes së 200 danezëve

Vdes një person në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Kulla: Ardhja e dronve pa pilot lajm i mirë, Serbia është kthyer në një fuqi militariste

Kulla: Ardhja e dronve pa pilot lajm i mirë, Serbia është kthyer në një fuqi militariste

Afër 4 milionë euro për shkollën që nuk po përfundohet që katër vite

“InfoNata” 08.092025

“InfoNata” 08.092025

Drojë se s’ka vend për të burgosurit në Gjilan pas ardhjes së 200 danezëve

Vdes një person në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Kosovë e madhe, fiton në “Fadil Vokrri”

Kosovë e madhe, fiton në “Fadil Vokrri”

Kulla: Ardhja e dronve pa pilot lajm i mirë, Serbia është kthyer në një fuqi militariste

Kulla: Ardhja e dronve pa pilot lajm i mirë, Serbia është kthyer në një fuqi militariste

Kosova në epërsi 2:0 pas 45 minutave

Kosova në epërsi 2:0 pas 45 minutave

Afër 4 milionë euro për shkollën që nuk po përfundohet që katër vite

Afër 4 milionë euro për shkollën që nuk po përfundohet që katër vite

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X