TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çmimi tavan i naftës, ekonomistët rekomandojnë heqje të TVSH-së e akcizës

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Çmimi tavan i naftës, ekonomistët rekomandojnë heqje të TVSH-së e akcizës

Gjatë së premtes shteti vendosi çmim maksimal prej 1.7 euro për litrin e naftës dhe 1.36 euro për atë të benzinës.

E çmimet maksimale të përcaktuara nga shteti po reflektohen edhe nëpër çmimoret e pompave të derivateve.

Në një përgjigje për televizionin, Ministria e Tregtisë ka bërë të ditur se çmimi tavan për derivate do të përcaktohet përgjatë tërë shtatorit, deri në një vendim tjetër.

“Vendimi për rregullimin e çmimeve, i dt. 30.08.2022, mbetet në fuqi tridhjetë (30) ditë. Varësisht nga rrethanat që mund të krijohen, si dhe raportit të Inspektoratit të Tregut, i rekomandohet ministres marrja e vendimit për rregullim e çmimeve”, kanë thënë nga MINT.

E me këtë mënyrë të caktimit të çmimit maksimal të karburanteve po pajtohen edhe nga Shoqata e Naftëtarëve.

“Vendimi i qeverisë duhet të respektohet. Ne kemi pasur takim ne Ministrinë e Tregtisë dhe jemi dakorduar që importuesit t’i kenë 2 centë marzhë fitimi në import ndërsa pikat e karburantit me pakicë t’i kenë 12 centë. Ky vendim po respektohet nga pompat e derivateve në vend”, tha kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.

Megjithatë njohës të ekonomisë vlerësojnë se qeveria duhet të ndërhyjë për ta ulur edhe më shumë çmimin e derivateve, sidomos për kategori të caktuara.

“Kërkohet një reflektim më i madh i Qeverisë përmes heqjes së taksës edhe akcizës për naftën që përdoret për transportin urban, prodhuesit e bujqësisë, prodhues të tjerë, por gjithashtu të ketë një lirim 30-50 % edhe për konsumatorët e tjerë”, theksoi ekonomisti, Imer Raçi.

Qëkur rifilloi caktimi i çmimit tavan nga 1 shtatori, të premten është shënuar çmimi më i ulët i litrit të naftës. Teksa një metodë e tillë ishte aplikuar edhe prej fundit të qershorit deri në fund të korrikut.

Kronikë e realizuar nga gazetari, Gojart Jashari

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku tha se LDK-ja s’ka apetit për kryeparlamentarin, Kurti: Të gjitha pozitat janë të vlefshme

Abdixhiku tha se LDK-ja s’ka apetit për kryeparlamentarin, Kurti: Të gjitha pozitat janë të vlefshme

Çitaku: Albin, mjaft, lëre Kosovën të ecë përpara

Çitaku: Albin, mjaft, lëre Kosovën të ecë përpara

Kurti fton PDK-në dhe Aleancën në takim: Presidenti është përgjegjësi e përbashkët politike

Kurti fton PDK-në dhe Aleancën në takim: Presidenti është përgjegjësi e përbashkët politike

Kurti: Pa marrëveshje për presidentin, nuk do të ketë konstituim të Kuvendit

Kurti: Pa marrëveshje për presidentin, nuk do të ketë konstituim të Kuvendit

U17: Kosova përballet me Bullgarinë në volejboll

Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës

Mesazhi i Dakut për tifozët e Spartakut

Kurti fton PDK-në dhe Aleancën në takim: Presidenti është përgjegjësi e përbashkët politike

Kurti fton PDK-në dhe Aleancën në takim: Presidenti është përgjegjësi e përbashkët politike

Irani dhe Omani afër arritjes së një marrëveshjeje për Ngushticën e Hormuzit

Irani dhe Omani afër arritjes së një marrëveshjeje për Ngushticën e Hormuzit

Kurti: Pa marrëveshje për presidentin, nuk do të ketë konstituim të Kuvendit

Kurti: Pa marrëveshje për presidentin, nuk do të ketë konstituim të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën