TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çmimi i vezëve arrin deri në 6 euro – tregtarët fajësojnë kërkesën nga vendet fqinje

Deri në gjashtë euro ka shkuar çmimi i një tabloje me vezë në marketet e Kosovës. Tregtarët thonë se kjo ndodhi për shkak të kërkesave të mëdha nga shtetet fqinje.

by TËVË 1
3 muaj ago
2 0
A A

5.45 euro shënoi çmimi i një tablo me vezë në njërin nga marketet në Kosovë.

Ky produkt ushqimor, javëve të fundit pati një ngritje të lartë në çmim.

“Çmimet jon 300% të rritura. Vezët përshembull jon kon 2017, dy euro tash i ki gjashtë euro… Si nuk marrin masa këta tregtart nuk din me u nal. Tregtart janë sjell më së keqi. Unë punëtor i KEDS rrogen e kem deri 800 euro, por nuk mundem me ja dal me to. Tanat janë hyp me çmime, me bukë, me qumsht, me djath me krejt. Veç vezët jonë knoë lirë, tash 6 euro”, deklaroi qytetari Agim Bllaca.

Ankesë për mungesë të kontrollit të çmimeve, ka edhe një qytetar tjetër.

“U bo si një farë mode këtyre po ju duket për çdo ditë…. Të njejti artikull me të njejtin çmim. Unë nuk e di si duket si kontrollon kërkush. Kur dojnë vetë ata i rrisin çmimet… Na zakonisht konsomojm për çdo ditë, do të thotë janë një artikull i domosdoshum. Edhe kjo përnjëherë një çmim bajagi i lart, mirëpo kur s’kem çka bojmë duhet me u përball me këto rritje”, deklaroi Mustafë Reshiti.

Mirëpo, kjo ngritje e çmimeve sipas Bekim Zhegrovës që ka një kohë të gjatë që punon si tregtar, ndërlidhet me kërkesën e madhe nga shtetet fqinje.

“Interesim po ka. Çmimi është ngritur. Sa ma shtrejt aq më mirë edhe po shitet….Ka ndiku se jon t’u marr Shqipëria, Maqedonia, Serbia. Qe Serbia, Maqedonia veq jon tu e përgaditë qetyne. Edhe Shqipëria po merr çdo ditë. Tani edhe çmimi është ngrit”.

Se ndikim në rritjen e çmimeve po ka tregu global e thotë edhe kryetari i Shoqatës Konsumatorit, Selatin Kaçaniku.

“Ndikimi më i madh është ndikimi i tregut global edhe ne si shtet i ri, i vogël, i pafuqishëm, kemi pak mundësi ose hiq mundësi për të ndikuar. Në anën tjetër ne nuk kemi as monedhen tonë që në përmes balancimit të vlerës së parasë të ndikojmë në standartin jetësor ose mirëqenjenjën sociale të qytetarit konsumator. Në nuk e kem as ekonomin stabile, vetëgjeneruese që ta ndihmoj vetëvetën”, deklaroi Kaçaniku.

Me këto rritje të çmimeve, Kaçaniku thotë se shtresa me mundësi të vogla veçse ka falimentuar, e në rrezik tani është edhe shtresa e mesme.

Partitë politike, sipas tij duhet të fokusohen në krijimin e një plani për mbrojtjen e konsumatorit.

Kronikë e realizuar nga gazetarja, Jona Mustafa.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

“Info Nata”- 02.03.2026

“Info Nata”- 02.03.2026

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën