TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Çmimet e naftës bien, por jo edhe të produkteve tjera

nga Besarta Mehmeti
4 Mars, 2023
0
A A
Çmimi i naftës arrin në 1.75 euro, qytetarët ankohen e naftëtarët heshtin

Çmimet e naftës dhe benzinës në Kosovë janë liruar, por jo edhe të produkteve apo shërbimeve të tjera.

Ato kanë rënë për rreth 40 centë, përkatësisht 15 centë, krahasuar me gushtin e kaluar, kur kanë qenë në kulmin e tyre.

Hov u kanë dhënë çrregullimet në tregje që ka shkaktuar lufta e Rusisë në Ukrainë. Shtrenjtimi, pastaj, ka shkaktuar efekt zinxhiror – janë rritur çmimet e shumë produkteve të konsumit dhe të shërbimeve.

Elizabeta nga Istogu paguan 5 euro biletën e autobusit për në Prishtinë, ku edhe studion.

Deri verën e kaluar, çmimi për këtë relacion prej 78 kilometrash ka qenë 4 euro. Përkundër lirimit të naftës, çmimi i biletës së autobusit ka mbetur i njëjtë, thotë Elizabeta, e cila udhëton tri herë në javë.

“Për studentë, çmimi është i papërballueshëm. Unë nuk punoj, prindërit më financojnë. Kjo është barrë për ta, sepse kanë edhe shpenzime të tjera”, thotë Elizabeta për Radion Evropa e Lirë.

Ngjashëm është edhe çmimi nga Gjakova në Prishtinë – 10 euro për vajtje ardhje.

Fiona Kaqi, studente e nivelit master në Prishtinë, thotë se i bie të udhëtojë një herë në javë në këtë relacion dhe këtë e konsideron fat.

“Vitin e kaluar, kur kam qenë studente e nivelit ‘bachelor’, [kam udhëtuar më shpesh]. Ka qenë barrë shumë e madhe për prindërit, pasi, në të njëjtën kohë, kanë studiuar edhe vëllezërit dhe motra”, tregon Fiona për Radion Evropa e Lirë.

Kosova e ka mbyllur vitin 2022 me normë mesatare të inflacionit mbi 12 për qind dhe me rrogë mesatare rreth 480 euro.

Në Shoqatën e Transportueseve Rrugorë të Kosovës thonë se çmimet e biletave nuk i ndikon vetëm çmimi i naftës. Sipas kryetarit të kësaj shoqate, Jakup Berisha, pajisjet dhe mirëmbajtja e autobusëve janë shtrenjtuar ndjeshëm.

“… pastaj ndikon edhe rroga. Një shofer që në këtë periudhë të vitit të kaluar pagën e ka pasur 400 euro, aktualisht e ka 600 euro, apo edhe 50 për qind më shumë”, thotë Berisha.

Çmimet e produkteve të konsumit kanë mbetur, po ashtu, pa u ndryshuar. Në disa raste, ato kanë vazhduar të rriten, pavarësisht lirimit të naftës, që është komponent bazë për transportin.

Teuta, një punonjëse e sektorit publik në Prishtinë, thotë se barra e çmimeve po shkon duke u rënduar.

“Shtrenjtimi vërehet shumë. Më herët kemi dalë më shpesh në restorante, tash dalim më rrallë. Artikujt elementarë i blejmë, sepse janë të domosdoshëm, mirëpo disa gjëra është dashur t’i kufizojmë”, thotë Teuta.

Pritet stabilizim i inflacionit

Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari” në Prishtinë, thotë se këtë vit pritet stabilizim i inflacionit.

“Do të thotë, inflacioni do të jetë më i ulët seç ka qenë vitin e kaluar, por jo domosdoshmërisht do të ketë rënie të çmimeve. Stabilizimi i çmimeve mund të jetë në nivelin që është tash”, thotë Ymeri për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, zgjidhja e vetme është përshtatja e pagave me çmime.

Në fillim të shkurtit, në Kosovë ka hyrë në fuqi Ligji i ri për pagat, i cili u ka sjellë rritje gati të gjithë punonjësve të sektorit publik. Autoritetet kanë thënë se me këtë ligj, paga mesatare do të arrijë deri në 730 euro.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka pasur çmime produktesh që janë rritur në mënyrë artificiale dhe se ato kanë mbetur të tilla.

Ai nuk specifikon më shumë, por në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të Kosovës thonë se vazhdimisht e monitorojnë tregun.

“Inspektorati i Tregut mbetet i përkushtuar që në secilin rast, kur hasen mashtrime me çmimet, përfshirë edhe ngritje të pajustifikueshme të çmimeve, të ndërmarrë masa”, thuhet në një deklaratë me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë.

Një hulumtim që ka publikuar këtë javë Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka gjetur se rritja e çmimeve të mallrave përbën rrezikun kryesor për sigurinë kombëtare.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka paralajmëruar në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në janar, se inflacioni do të bjerë në pjesën e dytë të këtij viti./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Emisioni “Info Nata” 03.07.2025

Emisioni “Info Nata” 03.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.07.2025

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Përfshihet nga flaka një objekt biznesi në zonën industriale, shkaktohen dëme të konsiderueshme

Përfshihet nga flaka një objekt biznesi në zonën industriale, shkaktohen dëme të konsiderueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X