TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Çmimet e larta dhe pagat e ulëta, vështirësohet jetesa në Kosovë

by Tëvë1
6 muaj ago
1
A A
​Çmimet e larta dhe pagat e ulëta, vështirësohet jetesa në Kosovë

Me pak para me ble ilaçe, me paguar rrymë apo me ngrënë ushqim. Kështu thotë qytetari Elmi Dervishaj, i cili ka dalë në treg për të blerë perime. Kjo është gjendja e pensionistëve në Kosovë që nuk po arrijnë të ushqehen siç duhet. Ata po e ndjejnë çdo ditë e më shumë peshën e jetesës së rënduar nga çmimet e larta në treg. Derisa tregon se çdo ditë është një sfidë e re për të balancuar nevojat thelbësore, ndërsa përpjekja për të siguruar ushqim bëhet gjithnjë e më e vështirë për ata që kanë pensione të ulëta.

Sipas tyre, çmimet e larta, të cilat vazhdojnë të rriten, po e bëjnë jetesën gjithnjë e më të vështirë, duke i ngarkuar me një barrë gati të papërballueshme. Rrogat dhe pensionet e ulëta nuk arrijnë të mbulojnë as shpenzimet më të thjeshta, pa pasur mundësi për të siguruar nevojat themelore e të ushqehen shëndetshëm.

Ekipi i KosovaPress, ka vizituar një nga tregjet në Prishtinë, por edhe disa markete në kryeqytet, dhe ka vërejtur se përveç çmimit të lartë për një kilogram speca që është mbi 4 euro, rritja e çmimeve, u vërejt edhe te produktet tjera të perimeve.

Qytetari Aziz Kastrati thotë për KosovaPress, se nga pagat e dobëta nuk po arrin të ushqehen ashtu siç duhet, derisa ankohet për çmime të larta krahasuar me standardin e vendit.

“Çmimet janë të larta për tepërmi, rrogat e dobëta, sidomos të pensionisteve. Me 200, apo 120 euro nuk mund të marrësh asgjë hiq. Mirëpo, nuk kemi çfarë të bëjmë, këtu udhëheqësi dhe gjitha qeveritë e kanë bërë kështu. Për të varfrit nuk mendojnë fare.. Shtrenjtë janë shumë me standardin tonë…Ka 3 euro specat, domatet ashtu në disa vende…Ai që ka të holla blen çfarë të duan, ai që s’ka shkon ashtu…për shkak të çmimeve të larta, rrogat e dobëta, edhe nuk mund të ushqehemi qysh duhet, më dobët…shëndetshëm”, thotë Kastrati.

Edhe qytetari, Sejdi Makolli shprehet se nga kushtet jo të mira mezi arrijnë të sigurojnë ushqim.

“Çmimet janë qyshmos, s’ka gjë. Çmimet e larta, rrogat asgjë, me kolica po mundohemi te bëjmë pak pare…Çfarë të pasnit mundësi (me ble perime) ku me i marrë paratë, pensionet e liga, s’ka gjë”, thotë Makolli.

Ndërkaq, Elmi Dervishaj thotë se akoma më e vështirë është për pensionistët që kanë ardhura jo të larta. Madje, ai thotë se për një kilogram speca duhet të paguajë rreth katër euro e gjysmë, për çfarë nënvizon që është çmim i lartë.

“Janë çmimet shumë të larta, jashtëzakonisht për standardin tonë. Nuk krahasohet me Gjermani dhe Kosovë. Bile atje kish çmime edhe ma lirë se te ne…katër euro e gjysmë, pesë, specat e djegës katër euro e gjysmë ishin në dyqan dhe në treg…Shumë është, sidomos këta që janë në pensione është katastrofë e madhe. Me pak para a me ble ilaçe, me pagu rrymë apo me hanger ushqim, shumë vështirë e kanë”, thotë Dervishaj.

Në anën tjetër, njohësi i ekonomisë, Ismet Mulaj e sheh këtë fenomen si pasojë të mungesës së një reforme të thellë strukturore, veçanërisht në politikat fiskale dhe subvencionet për bujqësinë.

Ai thotë se edhe autoriteti i konkurrencës, por edhe Ministria Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk kanë ndonjë plan efikas të monitorojnë rritjen apo abuzimin me çmimin në treg, për çfarë thotë se po dëmtohen qytetarët.

“Vitet e fundit nuk ka pas ndonjë reformë strukturore ekonomike sidomos tek politika fiskale. Siç duket subvencionet dhe grantet që janë dhënë për bujqësi nuk e kanë dhënë efektin e duhur në rritjen e kapaciteteve prodhuese në Kosovë. Përderisa shumica e produkteve po importohen, natyrisht se edhe çmimet i nënshtrohen politikes së importeve. Por, si duket edhe institucionet tjera monitoruese nuk po arrin të mbikëqyrin ligjshmërinë e tregut. Edhe autoriteti i konkurrencës, por edhe MINT nuk kanë ndonjë plan efikas të monitorojnë rritjen apo abuzimin me çmimin në treg. Dhe këto rritje të çmimeve janë enorme. Sidomos nëse flasim për specin, një produkt që është shumë i kultivuar në Kosovë dhe produkt që para tre vitesh shembull e ka pas një çmim as 2 euro në këtë kohë, sot e ka mbi 5 euro…Duhet të rritet kapaciteti i prodhimit, sot është një shumë e madhe që Ministria e Bujqësisë ndan për fermerët e ndryshëm, por pos shifrave që japin qeveritaret që është shifër e madhe, miliona euro për rritje të kapaciteteve, pro si duket rezultati është zero…Por, ka edhe abuzim me çmime”, thotë Mulaj.

Ndërkaq sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e konsumit shkuan në 1,7 për qind vjetore dhe 0,4 për qind mujore për muajin shkurt të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë kohore me vitin e kaluar.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,7% në muajin shkurt 2025, krahasuar me muajin shkurt 2024. Inflacioni mujor ishte 0,4% në muajin shkurt 2025. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,7 % në muajin Shkurt 2025 krahasuar me muajin Shkurt 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: kafja, çaji dhe kakao (14,9%), vajrat dhe yndyrnat (9,8%), shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (7,6%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (6,2%), mishi (5,6%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,5%), shërbimet financiare (5,2%), qumështi, djathi dhe vezët (4,6%), pijet alkoolike (4,1%), veshje (3,6%), %), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (3,5%), kujdesi personal (3,3%), shërbimet hoteliere (3,2%), duhani (2,9%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (2,8%), pajisje shtëpiake (2,5%), perimet (2,4%), buka dhe drithërat (1,8%), shërbimet ambulantore (1,8%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (1,6%) dhe pemët (1,4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,4 për qind në IHÇK-it”.

Aktualisht nuk është stinë e prodhimit të specit në Kosovë, por rritja e çmimeve të perimeve, tashmë në Kosovë është bërë një trend.

Kurse, çmimet e produkteve të mishit janë rreth 10 euro për një kilogramë.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

Vajza raporton në polici se u kanos nga babai i saj në Drenas

Vushtrri: E mitura dyshohet për një rast dhunimi, i gjenden foto me armë në telefon

Malishevë, arrestohet një grua ushtroi dhunë fizike ndaj një tjetre

Sulmoi fizikisht nënën e saj, arrestohet e dyshuara në Prishtinë

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Vajza e mitur dyshohet se u sulmua seksualisht nga një i mitur në Lipjan

Aeroporti i Munihut mbyllet për të dytën herë në 24 orë për shkak të dronëve

Aeroporti i Munihut mbyllet për të dytën herë në 24 orë për shkak të dronëve

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

6 maska bukurie bio për lëkurën

6 maska bukurie bio për lëkurën

Vajza raporton në polici se u kanos nga babai i saj në Drenas

Vushtrri: E mitura dyshohet për një rast dhunimi, i gjenden foto me armë në telefon

Malishevë, arrestohet një grua ushtroi dhunë fizike ndaj një tjetre

Sulmoi fizikisht nënën e saj, arrestohet e dyshuara në Prishtinë

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Vajza e mitur dyshohet se u sulmua seksualisht nga një i mitur në Lipjan

Ndryshimi i orës do të bëhet më 26 tetor

Ndryshimi i orës do të bëhet më 26 tetor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën