TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Clark, dëshmitar i mbrojtjes në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Një nga dëshmitarët e fundit të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, do të jetë ish-gjenerali i NATO në luftën e fundit në Kosovë, Uesley Clark. Njohësit vlerësojnë se dëshmia e tij është e rëndësisë së veçantë pasi do të jap fakte të pamohueshme për zbulimin e të së vërtetës.

by Lindrit Zejnullahu
12 muaj ago
1 0
A A

Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë i kanë dhënë dritën e jeshile Gjeneralit Uesley Clark të japë dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Clark që është dëshmitari i mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është ndër dëshmitarët e fundit në Hagë.

Në parashtrimin e mbrojtjes, thuhet se Clark do të jep dëshmi rreth përpjekjeve të NATO-s për zbatimin e marrëveshjes së tetorit në vitin 1998 mes Holbrooke dhe Millosheviq.

Monitoruesit e punës së Speciales, vlerësojnë se dëshmia e tij është e rëndësisë së veçantë për shkak të përvojës së tij diplomatike dhe ushtarake.

“Eksperienca dhe integriteti i pakontestuar i tij bëjnë që dëshmia e tij të jetë e besueshme pasi ajo varet nga faktet e pamohueshme dhe të paanshme për shkak të pozitave të tij që ai i ka mbajtur në sferën ushtarake dhe diplomatike, kështu që ai mund të jep fakte të pamohueshme sa i përket strukturës dhe funksionimit të UÇK-së si dhe sjelljen dhe rolin e të akuzuarve gjatë periudhës sa ai ka shërbyer edhe në Kosovë”, deklaroi Blendina Veliqi nga IKD.

Këtë e ka mirëpritur edhe avokati i licencuar i Speciales, Artan Qerkini i cili thotë se Clark ka qenë protagonist i të gjitha zhvillimeve nga viti ‘98 deri në përfundim të luftës.

“Është me rëndësi se do të dëshmojë një dëshmitar i cili ka kredibilitet të lartë moral dhe profesional dhe i cili ka mbajtur poste jashtëzakonisht të rëndësishme në NATO. Prandaj edhe dëshmia e tij është e një rëndësie të veçantë dhe unë mendoj se ai do të japë shumë fakte që do të shkojnë në favor të zbulimit të së vërtetës në këtë çështje penale”, tha Qerkini.

Sipas tij, krahasuar me dëshmitë e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, dëshmia e nivelit të lartë si Clark do të ketë efekt pozitiv në epilogun e vendimit final.

“Nuk ka dilemë se kredibiliteti i dëshmitarëve të mbrojtjes është shumë më i lartë se kredibiliteti i dëshmitarëve të Prokurorisë dhe natyrisht Gjykata kur e vlerëson një dëshmi të dëshmitarit në radhë të parë e vlerëson besueshmërinë e dëshmitarit pastaj e vlerëson deklaratën e tij në kuptim koherent dhe logjik dhe se deklarata e tij a përputhet me provat e tjera”.

Nga mbrojtja po ashtu thuhet se Clark do të përshkruaj edhe ndërveprimet me UÇK-në, delegacionin kosovar në Rambuje e në veçanti edhe Thacin për të cilin ka thënë se nuk ka pasur kontroll mbi UÇK-në.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Vdekja e pacientes nga kanceri i gjirit, Kurtishi: Nuk ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa terapinë me Palbociclib

Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë vetëm një herë në Kuvend Ligjin për Specialen

Bayerni barazon me Arsenalin

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën