TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çka u konfiskua pas bastisjes në pronat e Radoiçiqit?

by Valmir Gallopeni
2 vjet ago
0
A A
Çka u konfiskua pas bastisjes në pronat e Radoiçiqit?

Pronat e të dyshuarit për krime të shumta, Millan Radoiçiq, janë bastisur nga Policia e Kosovës, mëngjesin e së premtes, gjatë një aksioni që u zhvillua në pesë lokacione të ndryshme në tri komunat veriore të Republikës.

Nga prokuroria kanë konfirmuar se ky aksion është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale e me urdhër të gjykatës kompetente.

Pronat e Radoiçiqit që u bastisën janë: banesa, restorant i cili është në pronësi të gruas së tij  dhe një vilë luksoze afër liqenit të Ujmanit. Kontrolle janë zhvilluar edhe në Spitalin e Mitrovicës së Veriut.

Pas aksionit, Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë njoftuar se operacioni kishte të bënte me sulmin terrorist që ndodhi të dielën si dhe njoftuan për provat materiale të sekuestruara.

Pas realizimit të urdhër kontrollit, në cilësi të provave materiale, në pronat e të dyshuarve janë sekuestruar:  2 automjete të tipit ‘mercedes’, argjend 4.84 kg, 2 motorë 4X4, 1 barkë-anije, 7 DVR, 2 pllaka antiplumb me dy mbrojtës, 3 thika, 2 rutera, 2 çelësa të veturave, 5 gëzhoja, 1 dron, 5 USB, 1 kamera GoPro- SSD, 1 video kamerë me kartelë, 1 shënjestër optike, 1 sprej, 7 telefona celularë.

Po ashtu, Prokuroria Speciale do të parashtrojë urdhrin ndalues në gjykatën kompetente për sekuestrim të një vile buzë liqenit të Ujmanit, një penthause dhe një lokali.

Këtë mëngjes, Policia e Kosovës me anë të një komunikate ka njoftuar në lidhje me këtë aksion për të cilin tha se është në koordinim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in.

Për aksionin e sotëm ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili edhe ka postuar video nga pronat e bastisura.

“Policia e Kosovës në zbatim të urdhëresës së gjykatës, sot është kryer bastisje në banesën e Milan Radojçiq, në vilën tij në Liqenin e Ujmanit, në një aneks/ngrohtore të Spitalit të Mitrovicës si dhe në shtëpinë e Vladimir Radojeviq i njohur me nofkën ‘Mami’. Ne e kemi dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi i këtij grupi ishte Milan Radojçiq. Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Tanimë krimineli Millan Radoiçiq e ka pranuar edhe publikisht se ka qëndruar prapa sulmit terrorist që ndodhi të dielën e 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nënkryetari i AAK-së: 9 shkurti, votë ndëshkuese për Vetëvendosjen

Tahiri: Qeveria e nisi mbrapsht Reformën e Administratës Publike

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Vendet evropiane dhe  Japonia shprehin “gatishmëri” për të mbrojtur transportin detar përmes Hormuzit

Vendet evropiane dhe Japonia shprehin “gatishmëri” për të mbrojtur transportin detar përmes Hormuzit

Nënkryetari i AAK-së: 9 shkurti, votë ndëshkuese për Vetëvendosjen

Tahiri: Qeveria e nisi mbrapsht Reformën e Administratës Publike

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Lëndohet Courtoisi, pritet të mungojë ndaj Bayernit

Lëndohet Courtoisi, pritet të mungojë ndaj Bayernit

Hendboll, Kosova synon befasinë ndaj Bosnjës, në Tuzlla

Hendboll, Kosova synon befasinë ndaj Bosnjës, në Tuzlla

Kosova U17 publikon listën, ftohet lojtari i Milanit, Babaj

Kosova U17 publikon listën, ftohet lojtari i Milanit, Babaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën