TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çka thanë para gjykatës serbët e paraqitur si pelegrinë?

Katër serbët e arrestuar të dielën në Gjakovë, kanë dalë sot para gjykatës. Dy prej tyre e kanë pranuar se punojnë për institucione të sigurisë në Serbi. Gazetarja Florijeta Dernjani na sjellë detaje nga seanca e sotme.

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
2 0
A A

Nën masa sigurie u sollën në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Katër serbët e prezantuar si pelegrinë, u paraqitën për herë të parë në gjykatë.

Dy prej tyre, e konfirmuan se punojnë në institucione të sigurisë të Serbisë.

Pavle Kragoviq tregoi se punon si inspektor i Policisë serbe në Kragujevc, kurse Milovan Steviq si doktor në akademikë ushtarake të mjekësisë në Beograd.

Mirëpo, për këto mjete për të cilat prokuroria thote se ishin të paautorizuara, shumica nga të dyshuarit u deklaruan se nuk kishin dijeni për to.

Drejtuesi i njërës prej veturave, Branko Rakiq u arsyetua se ato ishin vetëm mjete pune.

“Unë kam thënë edhe në polici se ato janë mjete pune, personale. Kam mendu se janë legale”.

“Ai automjet nuk është pronë e imja. Nuk e kam vozitur dhe as që kam ditur se në bagazh gjinden keto mjete”, tha i dyshuari Nemanja Vamoviq.

“Në asnjë moment nuk kam ditur që në veturë gjenden këto mjete”, tha i dyshuari tjetër Pavle Krogoviq.

“Këto mjete as në fotografi nuk i kam parë. Siç ka thënë edhe mbrojtësi im, unë jam gati çdo vit në kohën e njëjtë. Do jem në dashtë zoti edhe vitin tjetër, sepse jam ortodoks”, tha Milovan Steviq.

Prokuroria ka kërkuar që të gjithë të dyshuarve t’u caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh, kërkesë e kundërshtoi mbrojtja.

Sipas avokatit Nemanje Vamoviq, armët e ftohta të cilave iu referohet prokuroria, nuk I plotësojnë kushtet për të qenë të tilla.

“Edhe ajo kamerë mund të përdoret si mjet nëse unë e marrë dhe e godas dikë, atëherë mund të jetë edhe ajo armë e ftohtë. Nuk ekziston asnjë përshkrim që cilido qoftë nga këta katër persona I ka prekur këta mjete ose t’I ketë përdorur”, tha avokati Vamoviq.

Nga mbrojtja e Vamoviq u ofrua një dorëzani prej 5 mijë euro, në mënyrë që ai të mbrohet në liri, kurse nga Staviq 2 mijë euro.

Ndryshe nga këta serbë që u arrestuan në Gjakovë, që të gjithë 12 të tjerët të arrestuar në rrethana të ngjashme në Prizren, janë liruar në procedurë të rregullt.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Të shtëna me armë një Lipjan, plagoset një person

LVV shton një ulëse në Kuvend nga numërimi i votave të para të diasporës

LVV shton një ulëse në Kuvend nga numërimi i votave të para të diasporës

Maloku: Është e hapur mundësia edhe për një koalicion LVV-Aleanca

Maloku: Është e hapur mundësia edhe për një koalicion LVV-Aleanca

Auto Draft

“O Zot kish me ardh një plumb me më rrokë”- 27 vjet që nga vrasja e Besmira Hajdarit

Meksika fiton ndeshjen e parë të Botërorit 2026 në cilën u dhanë tre kartonë të kuq

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit, thotë se marrëveshja është pranë finalizimit

Auto Draft

“O Zot kish me ardh një plumb me më rrokë”- 27 vjet që nga vrasja e Besmira Hajdarit

Fillon publikimi i rezultate nga votimi në përfaqësitë diplomatike

Fillon publikimi i rezultate nga votimi në përfaqësitë diplomatike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën