TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çka tha në mbrojtjen e saj ish zyrtarja e BE-së që akuzohet se dëmtoi buxhetin e BE-së 500 mijë euro?

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka vazhduar gjykimi ndaj Albina Nurës, ish-zyrtares në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila akuzohet se e dëmtoi buxhetin e BE-së me rreth 500 mijë euro, përmes lidhjes së disa kontratave.

by Florijeta Dernjani
5 muaj ago
1 0
A A

Ish-zyrtarja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Albina Nura, po akuzohet nga Prokuroria Speciale, se përmes disa kontratave i ka shkaktuar dëm prej 500 mijë eurove, buxhetit të BE-së.

Për këtë rast, sot ka vazhduar gjykimi, me Nurën që e ka dhënë mbrojtjen e saj.

Sipas aktakuzës, Nura në mënyrë të kundërligjshme ka përgatitur dokumentacion me qëllim të rritjes së vlerës së një kontrate, duke angazhuar punonjës të administratës civile dhe punonjës të tjerë shtetëror në cilësi të ekspertëve junior, në kundërshtim me kushtet e përgjithshme të kontratës.

Një gjë e tillë, u kundërshtua nga e akuzuara.

“Unë nuk e kam nënshkru asnjë dokument për këta ekspertë në të cilët thirret aktakuza. Vet raporti i Olaf-it, që është prova numër një e prokurorisë, thotë se këta ekspertë janë aprovu e janë nënshkru prej zotit Kristof Shtok”, ka thënë Nura.

Ajo shtoi, se puna e saj ishte vetëm verifikimi teknik për këta ekspertë në bazë të CV-ve të tyre, termave të referencës, deklaratat e disponueshmërisë dhe aprovimet e ministrisë përkatëse.

“Krejt këto dokumenta kanë qenë në file, jam 100% e sigurt, se nuk e kisha bë atë verifikim teknik nëse nuk kishin qenë në file këto dokumenta. Nuk e kisha bë atë verifikim teknik nëse nuk e kisha pasë email prej zonjës Angelique, që unë duhna me kry këtë procedurë për ekspertat e projektit Tray. Në email të zonjës Angelique qartë ceket se unë kam detyrën e vlerësuesit teknik, ndërsa për të gjitha çështjet tjera që kanë të bëjnë me projektin Tray, zonja Angelique ka me u marrë”, është shprehur tutje Nura.

Nura akuzohet edhe për konflikt të interesit, për shkak se kompanitë në të cilat ajo ishte aksionare kishin fituar projekte nga BE-ja.

Mirëpo, ajo tha se kontrata e saj e punës në zyrën e BE-së në Kosovë, nuk e obligonte që të lajmëronte punët e me pagesë jashtë orarit të punës.

“Kërkund në kushtet e punës, as në kontratën time, që është pjesë e këtij dokumentacioni, nuk më është kërkuar që të raportoj investime tjera të miat dhe të familjes time”, ka theksuar Nura.

Aktakuza ndaj Albina Nurës është ngritur më 18 maj 2021, dhe tashmë gjykimi në këtë rast ka prekur fundin.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Haxhiu në takim me Maqedoncin dhe Jasharin: Zhvillimi i FSK-së, prioritet strategjik për sigurinë e Kosovës

Haxhiu në takim me Maqedoncin dhe Jasharin: Zhvillimi i FSK-së, prioritet strategjik për sigurinë e Kosovës

ShBA shpreh mirënjohje ndaj autoriteteve të Kosovës për bashkëpunim për ekstradimin e një personi

Përvjetori i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, një hap kyç në marrëdhëniet diplomatike

​Luhatjet e çmimeve të naftës në botë, por jo në Kosovë

Lëvizje të reja në tregun e naftës, pritet ndikim edhe në Kosovë

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Armëpushimi dyjavor SHBA-Iran: Kushtet dhe plani 10-pikësh i Teheranit

Armëpushimi dyjavor SHBA-Iran: Kushtet dhe plani 10-pikësh i Teheranit

Haxhiu në takim me Maqedoncin dhe Jasharin: Zhvillimi i FSK-së, prioritet strategjik për sigurinë e Kosovës

Haxhiu në takim me Maqedoncin dhe Jasharin: Zhvillimi i FSK-së, prioritet strategjik për sigurinë e Kosovës

Neuer po kërkohet te Gjermania, pas paraqitjes spektakolare ndaj Real Madridit

Neuer po kërkohet te Gjermania, pas paraqitjes spektakolare ndaj Real Madridit

ShBA shpreh mirënjohje ndaj autoriteteve të Kosovës për bashkëpunim për ekstradimin e një personi

Përvjetori i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, një hap kyç në marrëdhëniet diplomatike

​Luhatjet e çmimeve të naftës në botë, por jo në Kosovë

Lëvizje të reja në tregun e naftës, pritet ndikim edhe në Kosovë

Emisioni “Mesditë” 08.04.2026

Emisioni “Mesditë” 08.04.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën