TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çka tha i akuzuari për vrasjen e kushëririt të vet në Dumnicë të Podujevës?

Gjykimi për vrasjen mes kusherinjëve në Dumnicë të Podujevës, po i afrohet fundit. Besnik Salihu që akuzohet për vrasjen e Salih Salihut, gjatë dhënies së mbrojtjes së tij, për herë të parë dha versionin e tij se si ndodhi vrasja e kushëririt, siç tha ai, nga persona të tjerë, të paidentifikuar.

by Florijeta Dernjani
42 minuta ago
0 0
A A

Mbi të rëndon akuza për vrasjen e kushëririt të tij.

Besnik Salihu, akuzohet se e vrau Salih Salihun në Dumnicë të Podujevës.

Në dhënien e mbrojtjes së tij, Salihu dha detaje rreth kësaj ngjarje që nuk i kishte thënë më parë.

Ai e mohon fajin, derisa shpjegoi versioninin e tij,  për herë të parë se si ndodhi vrasja e kushëririt të tij nga persona të tjerë.

Ora 18:00 e 26 marsit të 2023, sipas Besnik Salihu, shënon fillimin e gjithçkaje.

“Ka qenë koha kur Salihu e ka parkuar veturën e tij afër livadhit të vet, edhe ia ka mësy n’kam me hapa të mëdhenjë me ecë shpejtë kah kufini livadheve”, tha i akzuari.

Pikërisht në atë periudhë, Besnik Salihu, pretendon se u vra Salih Salihu.

“A po na tregon në cilin vend është vra sipas teje?”, u shpreh avokati, Skender Musa.

“Aty janë do shqelne të trasha, aty është edhe lumi, një pus i madh ku e kanë hedh pasi e kanë vra. Pastaj kur e kanë pa se uji ka rrjedhje të madhe edhe e bartë kufomën poshtë ku i njëjti lum kalon nëpër oborre të disa kojshive të tij, ku kanë fëmijë të vegjël. Kanë kcy në ujë, prapë e kanë kapë edhe e kanë hyp përpjet, e mos me lanë fërkemë se ka pasë gurë, që me iu ikë qenve edhe policisë ma lehtë” , u shpreh i akuzuari Besnik Salihu.

I akuzuari, thotë edhe numrin e personave të përfshirë në vrasjen e Salih Salihut.

“Me sa i kena pa na, dhe unë personalisht, ata kanë qenë 5 ose 6, për shkak se tre i kanë ardhë mbrapa kah shpina, kurse dy kishin qenë duke e pritur në therra”, tha ai.

Ai jep detaje, edhe për veshjen dhe armatosjen e këtyre personave.

“Kishin qenë me kamuflazha, jakne të përthëkume deri këtu (bën me dorë deri tek hunda), me kapela, me doreza të trasha, i kanë çky edhe do trenerka i kanë mbështjellë këpucat që mos me lanë fërkema. Unë personalisht nuk kam mujt me i identifiku për shkak se ka qenë një distancë bukur e madhe edhe kish fillu m’u errësu. Pasi e kanë krye veprën, duke iu shmang kamerës së Bekimit, e kanë kthy armën e gjatë, si sot m’kujtohet, pushka ka qenë e bardhë, e ngjyrost, u duke si e hintë, druri i kaftë dhe tyta e zezë”, tha ai.

Gjithë këto skena, i akuzuari tha se i ka parë nga shtëpia e tij.

E pikërisht kjo, ngriti pikëpyetje tek gjykatësit.

“Si arrite m’i pa karakteristikat e armës-pushkës,përfshirë edhe ngjyrën, por nuk arrite me pa asnjë karakteristikë fizike të atyre personave?”, tha Gent Beka – anëtar i trupit gjykues

“Vetëm fytyrën nuk ua kam pa, se fizikisht kanë qenë ma të zhvillum se unë. Ndërsa, sa i përket armës e kom pa saktësisht, se derisa u munojke me i ikë kamerës së Bekimit, e ekspozoj kah unë, edhe e pashë çfarë modeli edhe ngjyrën, se aj model është kaherë”, tregoi i akuzuari.

Besnik Salihu, tregoi se pse nuk kishte treguar asnjëherë për këto para prokurorisë e hetuesisë.

“Këtë ngjarjen që e shpjegove sot, që the se kanë qenë disa persona, tre janë ardhë me veturë, dy kanë prit atje nalt. A e ke thanë para prokurorit?”, tha Gazmend Bahtiri- anëtar I grupit gjykues

“S’e kom thanë se s’mu ka dhanë mundësia”, u shpreh i akuzuari.

Në seancën e radhës që do të mbahet në muajin janar, pritet që edhe i akuzuari tjetër ta jap mbrojtjen e tij.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gazetarja iraniane Yasamin Molana sjell në Prishtinë realitetin e medias iraniane

Gazetarja iraniane Yasamin Molana sjell në Prishtinë realitetin e medias iraniane

Rekomandohet suspendimi i shtatë policëve të dyshuar për keqtrajtim në Stacionin Policor të Podujevës

Rekomandohet suspendimi i shtatë policëve të dyshuar për keqtrajtim në Stacionin Policor të Podujevës

Sallahu i drejtohet BE-së dhe ambasadave për zhvillimet në KPK

Sallahu i drejtohet BE-së dhe ambasadave për zhvillimet në KPK

Demaku: PDK shkon e vetme në zgjedhje, Fatmir Limaj i mirëseardhur

Përfaqësuesit e Trump takohen me Putinin në Moskë për të diskutuar paqen në Ukrainë

Fondi 990,000 euro i BE-së, dalin detaje mbi arrestimin e Mogherinit

Fondi 990,000 euro i BE-së, dalin detaje mbi arrestimin e Mogherinit

Dëshmitari i ZPS-së: Çlirimtarëve ju uroj lirim të shpejtë

Dëshmitari i ZPS-së: Çlirimtarëve ju uroj lirim të shpejtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën