TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Çka tha gjenerali amerikan për Millosheviqin? – Tregon shqiptari që i ndihmoi NATO-s ta bombardonte Serbinë

Në ditët e çlirimit të Kosovës, nuk ka si të mos kujtohet edhe kontributi i shqiptarit nga Kumanova, Ajaz Emini. Ky i fundit ishte pjesë e operacionit të NATO-s në bombardimet ndaj caqeve serbe, duke i përkthyer informatat nga gjuha shqipe në atë angleze.

nga Fidan Zejnullahu
1 muaj më parë
3 0
A A

Në vitin 1999, Departamenti Amerikan i Shtetit, po kërkonte një përkthyes.

Ky, duhet t’i kthente informatat e terrenit, nga gjuha shqipe në atë angleze.

Për këtë detyrë, u paraqit, Ajaz Emini nga Kumanova.

“Rastësisht më treguan që Departamenti i Shtetit kërkonte përkthyes. Unë u paraqita dhe menjëherë më morën. Pas një javë, fillova me Forcat Speciale Amerikane dhe lëvizëm në Kukës, ku ishim në repartin e gjeneralit, Kudusi Lame. Nga ky repart, bënim koordinimin e bombardimeve të NATO-s. Informatat i kemi marrë nga grupi vëzhgues i UÇK-së në Kosovë”, thotë Emini.

Në këtë formë, kishin filluar përgatitjet për bombardimin e caqeve serbe.

Këta të fundit, po kryenin krime lufte në Kosovë.

Por, çdo minutë deri në nisjen zyrtare të operacionit, dukej i madh.

“Ata ishin të vendosur që këmbësoria të futej në Kosovë. Në realitet, derisa po bënim koordinimin e raketave, disa herë është numëruar, 10, 9, 8, e deri në 0. Pra në zero të lëshohej raketa. Në fund na thonin ishte provë. Ushtarët mërziteshin, thoshin ne kemi ardhur këtu me krye punë, jo në pushime. Pra, ishin të vendosur sa më shpejt të kryhej kjo punë”, tregon ai për Tëvë1.

Shqiptari që e ndihmon NATO-n ta bombardonte Serbinë, tregon sa ishin të vendosura forcat amerikanë në këtë mision.

“Gjenerali arbresh-amerikan, John Hendrix, me të cilin kemi pasur bashkëpunim direkt, ai më tha personalisht që dëshira më ë madhe është të futemi më këmbësori dhe vet të shkoj deri në Beograd e ta kapi Millosheviqin e ta shqelmoj!”, tregon Emini fjalët e gjeneralit amerikan.

E momenti i shumëpritur, erdhi në mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1999.

Për 78 ditë, u bombarduan bazat e ushtrisë serbe në Kosovë, Mal të Zi e Serbi.

“Koordinatat që na i jepnim, ne edhe merrnim përgjigjen nga NATO-s që u qëllua dhe ishte i suksesshëm dhe pas çdo bombardimi ne festonim”, thotë ai.

Ajaz Emini, që jeton në SHBA, i emocionuar, kujton edhe momentin kur bashkë me forcat e NATO-s, hyri në Kosovën e lirë.

“Gjatë rrugës për Gjilan, nuk më kujtohet emri i fshatit, kishin dalë fëmijë, pleq, të rinj. Festonin, bërtisnin NATO-NATO, ishin emocione shumë të forta”, shprehet ai.

Bombardimet e NATO-s, zgjatën deri më 10 qershor, të vitit 1999.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Xhudistët Fazliu dhe Cena, në Lojërat Universitare Botërore në Gjermani

Xhudistët Fazliu dhe Cena, në Lojërat Universitare Botërore në Gjermani

A do ta votojë LDK-ja Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit?-flet Ekrem Hyseni

A do ta votojë LDK-ja Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit?-flet Ekrem Hyseni

“Qasje e një anshme”, kërkohet përjashtimi i trupit gjykues në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

“Qasje e një anshme”, kërkohet përjashtimi i trupit gjykues në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Edhe 3 ditë afat për konstituimin e Kuvendit

Edhe 3 ditë afat për konstituimin e Kuvendit

Xhudistët Fazliu dhe Cena, në Lojërat Universitare Botërore në Gjermani

Xhudistët Fazliu dhe Cena, në Lojërat Universitare Botërore në Gjermani

As xhudo nuk sjell medalje nga Festivali olimpik për të rinj, në Shkup

As xhudo nuk sjell medalje nga Festivali olimpik për të rinj, në Shkup

2 Korriku fillon garën në “Youth League” nga raundi i dytë kualifikues për sezonin 2025-26

2 Korriku fillon garën në “Youth League” nga raundi i dytë kualifikues për sezonin 2025-26

Gazetarja Qeqa Krelani reagon pas “sulmeve” të nënës së Edon Zhegrovës

Gazetarja Qeqa Krelani reagon pas “sulmeve” të nënës së Edon Zhegrovës

A do ta votojë LDK-ja Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit?-flet Ekrem Hyseni

A do ta votojë LDK-ja Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit?-flet Ekrem Hyseni

Në Mbretërinë e Bashkuar, numri i burrave të rinj që jetojnë ende me prindërit është më i madh se ai i grave

Në Mbretërinë e Bashkuar, numri i burrave të rinj që jetojnë ende me prindërit është më i madh se ai i grave

“Qasje e një anshme”, kërkohet përjashtimi i trupit gjykues në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

“Qasje e një anshme”, kërkohet përjashtimi i trupit gjykues në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X