TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çka pritet të ndodh në seancën e së mërkurës?

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është caktuar që të nisë të mërkurën prej orës 11:00. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u ka bërë apel deputetëve për bashkëpunim, ndërsa konstituimin e kuvendit e ka quajtur urgjencë shtetërore.

by Fidan Zejnullahu
11 muaj ago
1 0
A A

Për herë të parë, u mblodhën me 15 prill.

E nga kjo, rrodhën plot 54 dështime.

Në këtë formë, 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, për plot 4 muaj nuk qenë të aftë ta zgjedhin të parin e tyre.

E vazhdimi i seancës së 15 prillit, u caktua të mërkurën.

Kjo pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i shpalli të pavlefshme vazhdimet e seancave nga 27 qershori deri më 27 korrik.

Meqë organi më i lartë kushtetues në vend  ka argumentuar se nuk ishte respektuar aktgjykimi i saj paraprak.

Tëvë1, ka pyetur në Lëvizjen Vetëvendosje, nëse emri i Albulena Haxhiut, do të hidhet sërish në votim për kryeparlamentare.

“Sipas asaj që edhe thotë edhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese ne do t’i rikthehemi procedurës nesër në Kuvend, deri më tani grupi parlamentar pritet të takohet ose sot më vonë ose nesër në mëngjes para seancës së Kuvendit në mënyrë që të flasim për atë se si do të veprojmë tutje… Unë personalisht mendoj se nuk ka arsye që të tërhiqet emri i Albulena Haxhiut vetëm pse kështu po kërkojnë partitë opozitare në Kuvend dhe mandej unë besoj se edhe nëse do ta ndryshonim emrin edhe për kandidatin e dytë që LVV do ta propozonte do të kishim ndonjë kritikë”, ka thënë Kryeziu.

Ndërsa opozita tregon nëse do të marrin pjesë në votim, ashtu siç e urdhëroi kushtetuesja.
“Ne do të votojmë, por normal në rast se nuk na konvenon… se nuk e kemi asnjë obligim ta votojmë ndonjë kandidat të LVV-së. Vota jonë sigurisht që është për një numër të kandidatëve që do i propozoj VV-ja do të jetë kundër”, është shprehur Kadrijaj.

Apel deputetëve të martën, u ka bërë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Presidenca e konsideron urgjencë shtetërore konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të dala nga vullneti i popullit Në këtë periudhë të zhvillimeve dinamike në kontinent dhe sfidave globale që e prekin edhe rajonin tonë, krijimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja në përputhje me procedurat e parapara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është jetik për stabilitetin, përfaqësimin demokratik dhe për adresimin e interesave të qytetarëve”, kanë njoftuar nga Presidenca.

Por, çfarë pritet të ndodh në seancën e parë pas përfundimit të masës së përkohshme?

“Nëse pres që të vazhdojë procedura siç po kërkon Gjykata Kushtetuese dhe ashtu siç ka qenë gjithmonë sipas praktikave të mëhershme parlamentare në Kosovë. Pra, të shkohet me propozimin e një kandidature të grupit më të madh parlamentar dhe pastaj procedura e votimit t’i nënshtrohet një procedure të votimit siç po kërkon Gjykata Kushtetuese dhe pres që deputetët ta shprehin votën e tyre në mënyrë të hapur, pro, kundër apo abstenim. Çfarëdo veprimi tjetër konsiderohet shkelje e aktgjykimit të Kushtetueses”, ka thënë Bugaqku.

Seanca e parë pas masës së përkohshme të mërkurën, do të filloi nga ora 11:00.

Siç obligoi gjykata, votimi do të jetë i hapur, kandidati i njëjtë mund të hidhet në votim vetëm tri herë dhe konstituimi i kuvendit duhet të bëhet brenda periudhës 30 ditore.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit

Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajze e mitur në Prishtinë, policia nis hetimet

Arrestohet një i mitur në Podujevë, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij

I mituri arrestohet në Ferizaj, dyshohet se sulmoi qytetarë në sheshin e qytetit

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Arrestohet një person në Gjakovë, kërcënoi policët përmes rrjeteve sociale

Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit

Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit

Pse trangujt bëhen të hidhur dhe si ta ndaloni problemin me kohë

Pse trangujt bëhen të hidhur dhe si ta ndaloni problemin me kohë

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajze e mitur në Prishtinë, policia nis hetimet

Arrestohet një i mitur në Podujevë, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij

I mituri arrestohet në Ferizaj, dyshohet se sulmoi qytetarë në sheshin e qytetit

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Arrestohet një person në Gjakovë, kërcënoi policët përmes rrjeteve sociale

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një i dyshuar në Prizren për kultivim të kanabisit, policia sekuestron bimë narkotike

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Vetaksident në Veternik, motoçiklisti pëson lëndime të rënda

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën