TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çka pritet nga presidenca e dytë e Trumpit?

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Çka pritet nga presidenca e dytë e Trumpit?

Gjatë fushatës së tij presidenciale, Donald Trump bëri premtime të mëdha për atë që mund të pritej nëse ai do të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë.

“Me mbështetjen tuaj, ne do ta kthejmë fuqinë, dominimin, prosperitetin dhe krenarinë e vendit tonë”, tha Trump dy javë para ditës së zgjedhjeve.

“Kjo do të jetë epoka e re e artë e Amerikës”.

Tani që Trump e ka fituar një mandat të dytë si president, çfarë mund të pritet nga administrata e tij e re?

Përgjigjja për këtë pyetje varet shumë nga ajo se kë e pyesni. Mbështetësit e Trumpit besojnë se ai do ta bëjë Amerikën madhështore sërish – sipas motos së fushatës së tij – brenda dhe jashtë vendit.

Kundërshtarët e tij kanë paralajmëruar se Trump do ta minojë demokracinë në Shtetet e Bashkuara.

Koha për hakmarrje

Ai vazhdimisht i ka sulmuar kundërshtarët e tij politikë, duke iu referuar atyre si “armiku nga brenda”, dhe duke sugjeruar se ushtria mund “të merret lehtësisht me ta” në rast të kaosit pas zgjedhjeve.

Komentet kanë nxitur nënpresidenten në largim, Kamala Harris, e cila garoi dhe humbi përballë Trumpit, të thotë para zgjedhjeve se Trump është “i fiksuar pas hakmarrjes, plot mëri dhe i uritur për pushtet të pakontrolluar”.

Brenda vendit, sistemi gjyqësor amerikan është një fushë ku Trump pritet të bëjë spastrime, kryesisht për shkak të rasteve të shumta penale që lidhen me mandatin e tij të parë, përfshirë ndërhyrjen e supozuar në zgjedhje dhe përpjekjet për ta penguar kalimin e pushtetit pas humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020.

Trump ka thënë, po ashtu, se do t’i falë “patjetër” mbështetësit e tij, të burgosur për rolin e tyre në sulmin e 6 janarit ndaj Kongresit amerikan, në një përpjekje të dështuar për të penguar certifikimin e fitores së Joe Bidenit.

Gjerësisht, shumë parashikojnë se Trump do ta përdorë “Projektin 2025” – një iniciativë e qendrës analitike djathtiste, Heritage Foundation, në Uashington për të “rrëzuar shtetin e fshehtë” – si mostër për politikat e tij.

Trump është distancuar nga “Projekti 2025” gjatë fushatës së tij, duke thënë se nuk e di se kush qëndron prapa tij, por hulumtimet kanë zbuluar se në të janë të përfshirë të paktën 140 persona që kanë punuar në administratën e kaluar të Trumpit.

“Trump ka qejf të flasë ashpër, por rrallë i çon fjalët deri në fund”, ka thënë Keith Naughton, bashkëthemelues i firmës lobuese Silent Majority Strategies, me bazë në SHBA. “Çfarëdo hakmarrje do të jetë e rastësishme dhe nga pjesëtarët e stafit. Unë mendoj se do të ketë shumë ndryshime në Departamentin e Drejtësisë”.

Lufta dhe paqja

Edhe mënyra se si Shtetet e Bashkuara e ushtrojnë ndikimin e tyre nëpër botë pritet të ndryshojë.

Trump ka thënë se mund t’i japë fund luftës në Ukrainë “brenda 24 orëve”.

Me Izraelin të përfshirë në një luftë me dy fronte në Lindjen e mesme kundër grupeve të armatosura të mbështetura nga Irani, Trump i ka bërë thirrje Izraelit “ta kryejë punën”.

Peter Skerry, profesor i shkencave politike në Kolegjin e Bostonit, ka thënë se pret që Trump të “japë shtytje për një lloj zgjidhjeje” ndërmjet Moskës dhe Kievit, të cilat, siç ka parashikuar ai, “nënkuptojnë lëshime të mëdha nga ana e Ukrainës”.

Ajo çfarë Trump do të bëjë në lidhje me Izraelin është më pak e qartë, sipas Skerryt, por ai ka thënë se “do të jetë mbështetës i madh i Izraelit”, ndërsa në të njëjtën kohë do të përpiqet t’i ngjallë Akordet e Abrahamit, që synojnë normalizim arabo-izraelit, shkruan REL.

Kina, me të cilën Trump ka nisur një luftë tregtare gjatë mandatit të tij të parë në pushtet, është fushë e paparashikueshme. Trump është zotuar se do të miratojë më shumë tarifa të larta ndaj produkteve të prodhuara në Pekin, nëse Pekini “e okupon Tajvanin”. Ai më herët ka thënë se nuk do t’i duhej ta përdorte forcën ushtarake amerikane për ta parandaluar një bllokadë të mundshme kineze të Tajvanit, për shkak të marrëdhënies së tij me presidentin kinez, Xi Jinping.

Ndikimi global

Në katër vjetët e tij si president, Trump u ka kërkuar anëtarëve të NATO-s që t’i arrijnë nivelet e kërkuara të shpenzimeve për mbrojtje, objektiva që shumica i kanë përmbushur që atëherë.

Trump ka mbikëqyrur, po ashtu, tërheqjen e SHBA-së nga organizmi kulturor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNESCO, nga Traktati për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) me Rusinë, nga marrëveshja bërthamore me Iranin e arritur me fuqitë botërore, nga Marrëveshja e Parisit për zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike, dhe ka ndërprerë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, për shkak të reagimit të saj ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Administrata në largim e Bidenit u kujdes që të kthejë ndikimin amerikan në marrëveshjet dhe institucionet e tilla, por shumë njerëz tani parashikojnë një tjetër hap prapa nga Trump.

Skerry ka thënë se Trump është “aktor që ka një qëllim dhe shikon interesat e veta”, i cili është i fokusuar në çështjet e brendshme. Nuk do të ishte befasuese që nga Donald Trump ta shihnim “vazhdimin” e kufizimit të rolit të Uashingtonit në disa institucione globale, ka thënë ai.

Naughton ka thënë se “Trump do të dojë t’i bëjë prapë gjërat vetë”. Por, ai ka shtuar se Kongresi i SHBA-së nuk pritet “të bëjë amin” dhe do të rezistojë./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tragjedia ku vdiqën dy fëmijët në Durrës, banorët: Shoferi ka qenë problematik, jemi ankuar

Tragjedia ku vdiqën dy fëmijët në Durrës, banorët: Shoferi ka qenë problematik, jemi ankuar

Rama drejt Armenisë, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian

Rama drejt Armenisë, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian

Vdesin dy fëmijë e një tjetër lëndohet rëndë në Durrës, vetura i goditi gjersa po luanin në trotuar

Vdesin dy fëmijë e një tjetër lëndohet rëndë në Durrës, vetura i goditi gjersa po luanin në trotuar

Rritet aktiviteti ajror ushtarak i SHBA-së në Lindjen e Mesme

Rritet aktiviteti ajror ushtarak i SHBA-së në Lindjen e Mesme

Tragjedia ku vdiqën dy fëmijët në Durrës, banorët: Shoferi ka qenë problematik, jemi ankuar

Tragjedia ku vdiqën dy fëmijët në Durrës, banorët: Shoferi ka qenë problematik, jemi ankuar

Rama drejt Armenisë, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian

Rama drejt Armenisë, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian

Emisioni “VAR” sonte i kushtohet 10-vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA

Emisioni “VAR” sonte i kushtohet 10-vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA

Kurti në Armeni, diskuton me Nikol Pashinyan për marrëdhëniet dypalëshe

Kurti në Armeni, diskuton me Nikol Pashinyan për marrëdhëniet dypalëshe

Aksident në qendër të Prishtinës, këmbësori përfundon në QKUK

Aksident mes dy veturave në Klinë, tre të lënduar

Bajrami kritikon ashpër Qeverinë për liberalizimin e tregut të energjisë

Bajrami në Ditën e Lirisë së Shtypit: Gazetarët zbuluan shumë skandale

Përleshje në avion, fluturimi nga Londra për në Antalia përfundon me ulje emergjente në Prishtinë

Përleshje në avion, fluturimi nga Londra për në Antalia përfundon me ulje emergjente në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën