TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Çka po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?

nga TËVË 1
22 Janar, 2025
1
A A
Çka po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pret që aleatët e Uashingtonit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) të shpenzojnë më shumë para për bomba dhe plumba.

Propozimi i Trumpit për t’u kërkuar anëtarëve të dedikojnë pesë për qind të Prodhimit të Brendshëm Burto (PBB) për mbrojtjen u hodh poshtë nga shumë prej vendeve, por kërkesa për ndarjen e buxheteve më të mëdha nuk pritet të zhduket.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se shpenzimet mund të duhet të rriten deri në 3.7 përqind të PBB-së. Vetëm Polonia është mbi këtë nivel aktualisht.

Caku aktual i vendeve anëtare të NATO-s për buxhetin e mbrojtjes është 2 për qind të PBB-së, të cilin e arritën ose e kaluan shumica e anëtarëve në vitin 2024.

Caku i ri për shpenzimet ka të ngjarë të miratohet në një samit të NATO-s në Hagë në qershor. Për miratimin e këtij propozimi do të duhet pajtimi i 32 shteteve anëtare.

Vendet evropiane kanë rritur buxhetet e mbrojtjes që nga pushtimi në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Shumë liderë kanë thënë se buxhetet duhet të vazhdojnë të rriten edhe më tej për të kundërshtuar kërcënimin e rritjes ushtarake nga Moska.

Por, implementimi i kësaj ideje është pjesa e vështirë.

Shumë qeveri tashmë përballen me vështirësi në financa publike, sisteme pensionesh të mbingarkuara dhe votues të pakënaqur me prioritetet e ndryshme të qeverive. Pasiguria politike e rrit kompleksitetin e situatës.

Një analizë e tri fuqive ushtarake më të mëdha evropiane thekson shkallën e pengesave për investime të mëdha në forcat e tyre të armatosura.

Gjermania
Në terma nominalë, Gjermania është shpenzuesja më e madhe evropiane, duke shpenzuar pothuajse 98 miliardë dollarë në vitin 2024, sipas të dhënave të NATO-s.

Kjo shumë përkon me 2.12 për qind të PBB-së, më pak se shumë anëtarë të tjerë të NATO-s. Tentimet për ta rritur këtë përqindje janë kundërshtuar dhe kanë çuar në rënien e qeverisë gjermane në dhjetor.

Kundërshtimet në fjalë vijnë nga një rregull kushtetues i njohur si frenimi i borxhit. Ky rregull kufizon vlerën e borxhit të përgjithshëm të Gjermanisë dhe huamarrjen vjetore.

Për një propozim për të pezulluar frenimin e borxhit për shkak të presioneve të jashtëzakonshme mbi buxhet – jo vetëm për mbrojtje – të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, koalicioni qeverisës i Gjermanisë nuk arriti konsensus.

Ministria e Mbrojtjes publikoi planet për investime masive për ta bërë ushtrinë gjermane “gati për luftë,” por ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ishte i frustruar nga mungesa e fondeve.

Gjermanët tani do të shkojnë në zgjedhje parlamentare të parakohshme në shkurt, por mbrojtja është gati fare inekzistente si çështje fushate.

Unioni Kristian-Demokrat duket se do të dalë fitues dhe premtimi për të mbajtur shpenzimet “të paktën” 2 për qind të PBB-së nuk do t’i gëzojë zemrat në Uashington.

Nicu Popescu nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme tha se situata e Gjermanisë ilustron një problem të gjerë në të gjithë Europën.

“Politikanët nuk kanë pasur një bisedë serioze me publikun e tyre për 30 vjet për nevojën për shpenzime në mbrojtje”, tha ai. “Shumë kanë frikë ta bëjnë këtë bisedë. Ka një vështirësi politike që e pengon atë”.

Franca
Franca është një shembull i kësaj vështirësie. Pasiguria politike ka penguar planet për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në afat të shkurtër.

Presidenti Emmanuel Macron humbi shumicën parlamentare në zgjedhjet e parakohshme gjatë verës, duke e bërë të pamundur deri tani miratimin e një buxheti për vitin 2025. Kjo ka bërë që buxheti për mbrojtje të mbetet në nivelet e vitit 2024 aktualisht, duke lënë rritjen e planifikuar prej 3 miliardë dollarësh të pasigurt.

Grupet kryesore në Parlament kanë prioritete krejt të ndryshme për buxhetin. Si të majtët, ashtu edhe ekstremi i djathtë duan më shumë shpenzime sociale, ndërsa qendra e djathtë do ulje tatimesh. Dhe, askush nuk duket i gatshëm të bëjë kompromis. Qeveria mund të humbasë një mocion besimi në çdo moment.

“Mbrojtja kurrë nuk është në diskutim”, tha Olivier Costa nga Sciences Po në Paris. “E gjithë tema është rreth liderëve politikë që synojnë të fitojnë zgjedhjet e ardhshme presidenciale”.

Ndërkohë, situata financiare e Francës është tashmë në një pikë delikate. Borxhi kombëtar ka arritur në 120 për qind të PBB-së, dyfishin e kufirit të borxhit të Bashkimit Evropian, shkruan REL.

“Franca është më keq se Gjermania në të gjithë indikatorët ekonomikë”, tha kryeministri Francois Bayrou më 14 janar.

Costa tha se “do të ishte shumë e vështirë në kontekstin aktual t’u shpjegohet qytetarëve se duhen më shumë shpenzime për mbrojtje”.

Britania e Madhe
Britania ka një nga buxhetet më të mëdha të mbrojtjes në Evropë. Me rreth 82 miliardë dollarë, ajo shpenzon 2.33 për qind të PBB-së për mbrojtje. Skena politike e vendit është më e qëndrueshme, pasi Qeveria e re ka një shumicë të madhe në Parlament.

Por, kryeministri Keir Starmer fitoi zgjedhjet e vitit të kaluar me premtimin se nuk do t’i rrisë taksat dhe do të reduktojë huamarrjen.

Ai, gjithashtu, premtoi t’i mbajë shpenzimet në nivelet e mëhershme. Kjo përfshin buxhetin për mbrojtjen, por gjithashtu edhe shëndetësinë, arsimin dhe infrastrukturën e transportit.

Borxhi kombëtar i Britanisë është aktualisht në nivelin më të lartë që nga vitet 1960.

Kjo do të thotë se ka një mundësi shumë të kufizuar për ta rritur buxhetin për mbrojtje.

Në nëntor, Starmer i tha Ruttes se në pranverë qeveria do të “përcaktojë një rrugë” për të ngritur shpenzimet në 2.5 për qind të PBB-së.

Mungesa e një afati kohor për këtë angazhim është kritikuar, njëjtë si dhe ambicia e tij që është shumë më poshtë se shifra që ka përmendur Rutte.

 

Tags: donald trumpMark RutteNATOTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

DASh: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASh: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Rama: Të mbyllim hendeqet për të siguruar një harmoni në Evropë

Rama: Shqipëria sot prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë Evropa bashkë

Sirianët festojnë Kurban Bajramin e parë pas luftës

Sirianët festojnë Kurban Bajramin e parë pas luftës

Festimi i Kurban Bajramit në botën islame

Festimi i Kurban Bajramit në botën islame

Vojvoda: Shpresojmë të bëjmë diçka të madhe

Vojvoda: Shpresojmë të bëjmë diçka të madhe

Kualifikimet e Botërorit: Norvegjia poshtëron Italinë, Maqedoninë e Veriut e shpëton Alioski

Kualifikimet e Botërorit: Norvegjia poshtëron Italinë, Maqedoninë e Veriut e shpëton Alioski

Kupchan tregon se a duhet të formohet Asociacioni

Kupchan tregon se a duhet të formohet Asociacioni

Kupchan: Kurti ka instinkt të mirë politik, por lëvizjet e tij po e dëmtojnë Kosovën në sytë e ndërkombëtarëve

Kupchan: Kurti ka instinkt të mirë politik, por lëvizjet e tij po e dëmtojnë Kosovën në sytë e ndërkombëtarëve

Emisioni “Këndi i Debatit” 06.06.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 06.06.2025

Apple thotë se 82 përqind e iPhone janë në iOS 18

Apple thotë se 82 përqind e iPhone janë në iOS 18

Mendja aktive ‘shton’ mbrojtjen ndaj demencës – ja si ndihmon

Mendja aktive ‘shton’ mbrojtjen ndaj demencës – ja si ndihmon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X