TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çka po deklarohet për Gjykatën Kushtetuese e cila ka në trajtim votimin e fshehtë në Kuvend?

Për më shumë se 30 ditë, në Gjykatën Kushtetuese është deponuar kërkesa nga partitë opozitare për shqyrtimin e votimit të fshehtë në Kuvend. Kandidatja për kryeparlamentare, konsideron se Kushtetuesja është vonuar për nxjerrjen e një vendimi, derisa këta të fundit thanë për tëvë1 se janë duke e trajtuar me prioritet.

by Florijeta Dernjani
8 muaj ago
0
A A
Çka po deklarohet për Gjykatën Kushtetuese e cila ka në trajtim votimin e fshehtë në Kuvend?

Më 1 maj, u propozua për herë të parë nga kryesuesi i seancës konstituive, votimi i fshehtë për kryeparlamentar.

Ky propozim, nuk u mirëprit nga partitë opozitare. Ku sot e asaj dite, Kuvendi ka ngecur në votimin e komisionit për këtë mënyrë të votimit.

Ndryshimin e votimit, nga mënyra e hapur në mënyrë të fshehtë, partitë opozitare, PDK, LDK e AAK, më 12 maj e dërguan për shyqrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Kandidatja për kryeparlamentare, thotë se ky institucion është vonuar me nxjerrjen e një aktgjykimi, i cili do t’i hapte rrugë Kuvendit për procedim tutje.

“Gjykata Kushtetues është vonuar, duhet ta themi hapur, sepse nuk ka kuptim që një gjë kaq e thjeshtë, sepse AAK- bashkë me LDK-në dhe PDK e kanë kontestuar komisionin për votimin e fshehtë. Ose gjykata e bënë të pranueshme këtë lëndë dhe e trajton nëse kryesuesi ka pasur të drejtë për komisionin për votimin e fshehtë, ne besojmë fuqishëm që ka pasur të drejtë, sepse aktgjykimi i Gjyktës Kushtetuese i viti 2019 jep mundësi të ndryshme të votimit. dhe letra e presidentes thotë që deputetë duhet të gjejnë mënyra për të konstituar kuvendin. Ose ta shpall të papranueshëm. Gjykata Kushtuese duhet t’i bëjë këto, duke pasur parasysh praktikat se duke mos pasur një objekt Gjykata mund të shpall të papranueshme këtë lënde sepse duhet të kishte një vendim të Kuvendit, presim vendimin por nuk është ne rregull që është vonuar kaq shumë”, ka thënë Albulena Haxhiu.

Një deklarim i tillë po vlerësohet se nuk qëndron.

Sipas Melos Kolshit nga IKD, Gjykata Kushtetuese është brenda afatit ligjor për trajtimin e një çështje.

“Në asnjë mënyrë nuk duhet që të ndërhyet dhe që të komentohet puna e Gjykatës Kushtetuese, për arsye se ligji për Gjykatën Kushtetuese i përcakton qartë afatet se sa ka kohë Gjykata Kushtetuese që të marrë vendim në lidhje me një kërkesë të parashtruar nga palët e autorizuara që rregullohet me nenin 113. E neni 43 i ligjit për Gjykatën Kushtetuese përcakton që Kushtetuesja ka të drejtë që ta trajtojë lëndën ose kërkesën në afat prej 60 ditëve” , ka thënë Kolishi.

E nga Kushtetuesja, thonë se janë duke e trajtuar me prioritet.

“Kjo kërkesë është duke u shqyrtuar me prioritet nga Gjykata. Vendimi do të merret pasi që Gjykata të shqyrtojë të gjitha aspektet kushtetuese të çështjes së parashtruar në kërkesë dhe për vendimmarrjen e saj do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni”, ka përfunduar ai.

Më 12 korrik, bëhen 60 ditë, që kur është dërguar në këtë institucion lënda për votimin e fshehtë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dugolli: Me çka do të arsyetohen vendet e BE-së për mos heqje të masave

Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës

Krasniqi: PDK e LDK iu ofruan Kurtit, do t’i shkojnë në seancën për presidentin

Krasniqi: PDK e LDK iu ofruan Kurtit, do t’i shkojnë në seancën për presidentin

Drita eliminohet nga Celje

Drita eliminohet nga Celje

Rasti “PIKA”, publikohen pamjet ku shihen policët duke marrë ryshfet

Rasti “PIKA”, publikohen pamjet ku shihen policët duke marrë ryshfet

Dugolli: Me çka do të arsyetohen vendet e BE-së për mos heqje të masave

Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës

Afganistani nis sulme kundër Pakistanit, raportohet për të vrarë

Afganistani nis sulme kundër Pakistanit, raportohet për të vrarë

Krasniqi: PDK e LDK iu ofruan Kurtit, do t’i shkojnë në seancën për presidentin

Krasniqi: PDK e LDK iu ofruan Kurtit, do t’i shkojnë në seancën për presidentin

“Këndi i Debatit” 26.02.2026

“Këndi i Debatit” 26.02.2026

Përfundon raundi i tretë i bisedimeve indirekte bërthamore Iran-SHBA në Gjenevë

Përfundon raundi i tretë i bisedimeve indirekte bërthamore Iran-SHBA në Gjenevë

Peja prezanton amerikanin Williams

Peja prezanton amerikanin Williams

Shkëndija bie nga Liga e Konferencës

Shkëndija bie nga Liga e Konferencës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën