Të enjten mbrëma në Bruksel, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell, priti në një takim urgjent kryeministrin kosovar Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Takim ky që qëllim kishte diskutimet rreth gjetjes së një rrugëdalje për uljen e tensione në veriun e Kosovës.
Atje ndodhën vetëm takime dy palëshe mes bartëseve të dialogut me Kurtin e Vuçiqin, por jo edhe takim trepalësh.
Pas katër orë diskutimesh, Borell njoftoi se nuk kishte ndonjë të arritur konkrete, përveçse palët ishin dakorduar vetëm për nevojën për zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës.
Ndonëse ka pak pritshmëri prej takimit të mbajtur të enjten, politiologu Fidan Ukaj konsideron se mbajtja e zgjedhjeve në komunat veriore të vendit mund të konsiderohet si rezultat.
Megjithatë është deputeti i Partisë Demokratike, Hisen Berisha, sipas të cilit mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme mund të bie ndesh me Kushtetutën.
E për njohësin e zhvillimeve politike, Dritëro Arifi, rezultatet e takimeve në Bruksel varen nga ajo se kur do të lirohen tre policët e rrrëmbyer nga Serbia.
Takime të ndara me europianët për situatën në veri të Kosovës, të enjten mbajtën kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq, pasi që ky i fundit refuzoi një takim tre palësh.
Kronika e gazetares Florijeta Dernjani.