TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çka deklaroi dëshmitari i radhës në gjyqin kundër Nagip Krasniqit?

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi i Nagip Krasniqi për korrupsion, gjatë kohës sa ishte kryeshef i KEK-ut. Dëshmitari i radhës i prokurorisë, tha se KEK nga viti 2018, nuk kërkonte nga ZRRE licencim për kompanitë që të tregtonin energji.

by Florijeta Dernjani
4 muaj ago
0 1
A A

Gjyqi për korrupsion ndaj ish kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka vazhduar me dëgjim të dëshmitarëve.

Radhën e pati të hënën, Edmond Nulleshi, i cili në  periudhën qershor-shtator 2022 kishte mbuluar detyrën e drejtorit operativ sa i përket menaxhimit të kapaciteteve dhe shitblerjes së energjisë elektrike.

Në këtë kontekst, ai shpjegoi se si bëhej tregtimi i energjisë elektrike.

“Procesi i tregtimit zhvillohej përmes ankandeve ditore apo në bazë të nevojave kurdo që ka pasë tepricë të energjisë elektrike, dhe kurdo që kishte nevojë të importohej energjia elektrike nga KEK, kryesisht gjatë periudhave kur ndonjë njësi kishte rënë nga prodhimi në mënyrë të paplanifikuar. Tregtimi zhvillohej përmes ankandeve, me ç’rast çdo herë kur kishte nevojë tregtimi, ftesa iu dërgohej të gjitha palëve që KEK kishte nënshkruar kontratë gjenerale”, është shprehur Nulleshi.

Nga periudha e aplikimit të tregtimit përmes ankandeve, Nulleshi potencon se KEK nuk kërkonte licenca nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

“Kam kuptu se që nga koha kur kishte fillu tregtimi përmes këtyre ankandeve që do të thotë nga 2018 e këtej, Korporata Energjetike e Kosovës nuk kërkonte licencim nga ZRRE për t’i përfshirë këto palë në proces të tregtimit”, ka thënë tutje Nulleshi.

Me kontratë gjenerale me KEK, Nulleshi theksoi se kompania “HSE” ishte që nga viti 2018.

Ndërkaq, licencimi të cilin e kërkonte ZRRE, dëshmitari thotë se ishte paraparë përmes ligjit për energjinë elektrike të vitit 2016.

“Kompania “HSE” kishte kontratë të nënshkruar gjenerale me KEK-un, datën nuk e di saktë por më duket ka qenë viti 2018. Me sa kam njohuri Ligji në të cilin është thirrë ZRRE, n’bazë të cilit kërkohet licencimi, ka hy në fuqi në vitin 2016. Gjithashtu edhe procedura e trajtimit e aprovuar nga ZRRE ku kërkohet licencimi, ka hy në fuqi në vitin 2013. I bie se baza ligjore ka ekzistu e njëjtë si në vitin 2022”, theksoi Nulleshi.

Një muaj para se Nulleshi ta merrte detyrën e drejtorit të operativës, ZRRE kishte filluar porcesin e monitorimit të KEK, sa i përket tregtimit pa licenca.

Gjatë këtij procesi, Nulleshi thotë se janë shkëmbyer shkresa, për të cilat njohuri dhe miratim gjithmonë ka dhënë kryeshefi i KEK-ut.

“Shkëmbimi i shkresave dhe shqyrtimi i bazës ligjore të nevojës për licencim apo për parandalim dhe ndalim të tregtimit me kompani të palicencuara të cilat ZRRE-ja pretendonte se kishte të drejtë t’i bënte, ka pasë takime, ka pasë shkresa e opinione ligjore të cilat janë dërgu e janë kthy prapa. Me sa është potencu nga ana e KEK-ut se do të vazhdojë dhe ka vazhduar me procesin e tregtimit njëjtë si para kërkesës së ZRRE-së, deri në qartësimin ligjor”, ka përfunduar Nulleshi

Tutje, në dëshminë e tij, Nulleshi tha se përmes këtij monitorimi të ZRRE-së ishin evidentuar shkeljet ligjore të KEK në tregtimin e energjisë elektrike me kompani të palicencuara.

Ky ishte dëshmitari i radhës i Prokurorisë Speciale, në të cilin mbështetet edhe aktakuza e saj ndaj Nagip Krasniqit për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke ia mundësuar tregtimin e energjisë “Holding Slovenske Elektrane”, në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Ligjit për Rregullatorin e Energjisë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën