Manchester City e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të EFL Cup apo League Cup ndaj Newcastle Unitedit.
Të martën mbrëma, City fitoi në udhëtim me rezultatin 2:0.
Antoine Semenyo, shënoi golin e parë për Cityn në minutën e 53-të kurse rezultatin përfundimtar e vulosi Ryan Cherki në minutën e nëntë të kohës shtesë. tëm të takimit.
Me këtë fitore, City ka bërë një hap drejt finales pasi ndeshjen e kthimit ndaj Newcastlet e luan në shtëpi, më datën 4 shkurt.
Në gjysmëfinalen tjetër, përballen Chelsea – Arsenal, me ndeshjen e parë që luhet të mërkurën mbrëma në stadiumin “Stamford Bridge”.










