TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

City fiton edhe Kupën FA, një trofe larg tripletës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Manchester City kampion për herë të tretë rresht në Premier League

Pas titullit të fituar në Premier League javë më parë, Manchester City i Pep Guardiolës ka fituar një tjetër trofe në këtë edicion.

City të shtunën në stadiumin “Wembley” mposhti rivalin e qytetit, Manchester Unitedin në finale të Kupës FA, me rezultatin 2:1.

Ishte finalja e parë mes këtyre dy skuadrave në këtë garë, ndërsa “qytetarët” e përsëritën suksesin e vitit 2019-të.

Ishte trofeu i shtatë në histori të klubit në Kupën FA.

Ilkay Guendogan i shënoi të dy golat për skuadrën e Cityt. Realizoi supergol në sekondën e 13-të pas topit të marrë nga Kevin de Bruyne.

Guendogan regjistroi rekord në Kupën FA, pasi ishte goli më i shpejti i realizuar në këtë garë.

Shifrat më pas i barazoi Bruno Fernandes, që ishte i saktë nga penalltia në minutën e 33-të.

Penalltia u dha nga gjyqtari kryesor i ndeshjes vetëm pas rishikimit të situatës në VAR.

Megjithatë, Guendogan u përkujdes për një tjetër gol me gjuajtje të saktë nga distanca në minutën e 51-të, për rezultatin final të takimit, 2:1.

Tani skuadrës së Manchester Cityt i duhet vetëm edhe triumfi në Ligën e Kampionëve për ta kompletuar tripletën.

Këtë sukses e kishte arritur Manchester Unitedi në vitin 1999.

City javën tjetër, më 10 qershor në Stamboll, luan në finale të “Championsit” kundër Interit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drita para lavdisë e historisë në Evropë, Ramadani: “Në fushë do të shihni 11 gladiatorë”

Drita para lavdisë e historisë në Evropë, Ramadani: “Në fushë do të shihni 11 gladiatorë”

Ramadani: Fusha në Slloveni, nuk është më e mirë se ajo në “Fadil Vokrri”

Ramadani: Fusha në Slloveni, nuk është më e mirë se ajo në “Fadil Vokrri”

Gjilanit i lëndohet Namani

Gjilanit i lëndohet Namani

Celje nuk ka ushtruar penalltitë, kundër Dritës si në ndeshjen e parë

Celje nuk ka ushtruar penalltitë, kundër Dritës si në ndeshjen e parë

Drita para lavdisë e historisë në Evropë, Ramadani: “Në fushë do të shihni 11 gladiatorë”

Drita para lavdisë e historisë në Evropë, Ramadani: “Në fushë do të shihni 11 gladiatorë”

Ramadani: Fusha në Slloveni, nuk është më e mirë se ajo në “Fadil Vokrri”

Ramadani: Fusha në Slloveni, nuk është më e mirë se ajo në “Fadil Vokrri”

Abdixhiku: Kosova dhe Shqipëria ndajnë një marrëdhënie të veçantë

Abdixhiku: Kosova dhe Shqipëria ndajnë një marrëdhënie të veçantë

Kurti e Spiropali diskutuan për mbledhjen e përbashkët dhe hekurudhën Gjakovë-Shkodër

Kurti e Spiropali diskutuan për mbledhjen e përbashkët dhe hekurudhën Gjakovë-Shkodër

Konjufca: Vetëm një emër ka sjellë pritje pozitive – president nga familja Jashari

Dikush nga familja Jashari për president?- Konjufca: Emri i tyre është konsensus automatik në shoqëri

Maqedonci priti në takim Annu Prattipatin, riafirmohet mbështetja e SHBA-së për Kosovën

Maqedonci priti në takim Annu Prattipatin, riafirmohet mbështetja e SHBA-së për Kosovën

Hamza takon Spiropalin, theksohet bashkëpunimi strategjik Kosovë-Shqipëri

Hamza takon Spiropalin, theksohet bashkëpunimi strategjik Kosovë-Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën