TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çitaku: Seanca e jashtëzakonshme e jashtëligjshme, PDK s’do të marrë pjesë

by tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Çitaku: Seanca e jashtëzakonshme e jashtëligjshme, PDK s’do të marrë pjesë

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka njoftuar se PDK nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Çitaku, në një konferencë për media tha PDK është për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

“PDK nuk do të jetë pjesë e një seance të paligjshme. Nuk do të bëhemi fasadë për mbulimin e dështimeve të të tjerëve. Sepse kjo seancë nuk është thirrur për qytetarët. Nuk është thirrur për ligjet. As për komisionet. Kjo seancë është thirrur për t’i shpëtuar fajit, fajit të një pushteti që për 10 muaj rresht ka refuzuar të marrë vendime, të ndërtojë dialog, të krijojë shumicë dhe të formojë qeveri. Thirrjet për të shkelur ligjin nuk janë zgjidhje. As për vendin, as për Kuvendin, as për demokracinë tonë. Ato janë derë e hapur për kaos. Janë precedentë të rrezikshëm që dëmtojnë themelet e shtetit ligjor”, ka theksuar ajo.

Çitaku ka thënë se kjo seancë është një skemë e radhës e Qeverisë në ikje për të mbuluar krizën në të cilën po e fusin vendin, si dhe është e paligjshme dhe tërësisht në kundërshtim me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Prej 10 muajsh, Kosova është mbajtur peng. Prej 10 muajsh, vendi është zhytur në bllokim institucional. Prej 10 muajsh, qytetarët tanë presin qeverinë e re, parlament funksional, komisione pune, e shtet normal. Fatkeqësisht, edhe pas 10 muajsh: asnjërën nuk e kemi. Rrjedhimisht, Republika e Kosovës ka humbur tërësisht vitin 2025. Kosova, qytetarët e Kosovës, nuk e kanë pasur këtë luks. Përkundrazi, ne kemi pasur nevojë për një vit dinamik dhe produktiv si asnjëherë më parë”, ka shtuar ajo.

Ajo ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje, e cila doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit që ka zgjedhur ta përdorë fitoren jo për të qeverisur, por për të zvarritur, për të manipuluar proceset dhe për të konsumuar çdo afat ligjor, në mënyrë që të shmangë përgjegjësinë që ka ndaj qytetarëve.

“E përsëris: kjo seancë që do të mbahet pas pak minutash, është farsë. Është truk politik.Nuk është zgjidhje, është tentim për të mbuluar dështimin. Ajo që po shohim sot është e dukshme: Kur vjen puna për të formuar institucionet: zvarritje, pasiguri dhe manipulim afatesh nga LVV. Por kur vjen puna për t’i ikur përgjegjësisë: nxitim i çuditshëm, madje duke shkelur rendin kushtetues”, ka thënë Çitaku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria reagon ndaj deklaratës së Rashiqit për tokat e Manastirit të Deçanit

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Mot me diell edhe gjatë javës së ardhshme

Auto Draft

KRU “Mitrovica” operon me 200 mijë euro humbje pa pagesat e veriut

Auto Draft

Xhamia 500 vjeçare në Ferizaj që shërbeu si shkollë dhe si strehë për UÇK-në

Prishtina rikthehet te fitorja, mposht Borën

Prishtina rikthehet te fitorja, mposht Borën

Zgjidhet udhëheqësi i ri suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri suprem i Iranit

SHBA konfirmon ushtarin e shtatë të vrarë nga sulmet iraniane

SHBA konfirmon ushtarin e shtatë të vrarë nga sulmet iraniane

Qeveria reagon ndaj deklaratës së Rashiqit për tokat e Manastirit të Deçanit

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Mot me diell edhe gjatë javës së ardhshme

Auto Draft

KRU “Mitrovica” operon me 200 mijë euro humbje pa pagesat e veriut

Auto Draft

Xhamia 500 vjeçare në Ferizaj që shërbeu si shkollë dhe si strehë për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën