TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çitaku: Publikimi i raporteve ndërkombëtare duhet të shërbejë si alarm zgjimi për Qeverinë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Çitaku: Rrugë të shpejta për në NATO dhe BE nuk ka

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se dy raportet e rëndësishme ndërkombëtare për Kosovën, ai i Departamentit Amerikan të Shtetit, dhe i  organizatës amerikane “Freedom House, godasin korrupsionin serioz qeveritar në Kosovë.

Madje Çitaku tha se publikimi i këtyre dy raporteve duhet të shërbejë si alarm zgjimi për Qeverinë, duke theksuar se nuk duhet të mbyllim sytë para tyre.

“Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit i publikuar dje, dhe ai i FreedomHouse i publikuar sot – janë tejet shqetësues dhe duhet të shërbejnë si alarm zgjimi për Qeverinë. Mos të harrojmë – kemi hyrë në vitin e katërt të qeverisjes Kurti. Dhe, përmes vlerëismit ndërkombëtar, jo atij të brendshëm opozitar, rezultati është korrupsioni, ndërhyrja në drejtësi dhe shkeljet e të drejtave të njeriut. Kaq për shpresën e premtuar! Këto raporte, para të cilave nuk guxojmë të mbyllim sytë,   kërkojnë veprime të menjëhershme dhe jo fjalë e justifikime – pasi ato godasin vetë thelbin e vlerave dhe parimeve tona demokratike. Gjetjet e këtyre dy raporteve paraqesin një pamje të zymtë të shtetit tonë – që relfketon keq dhe dëmton imazhin e Kosovës në botë. Një gjyqësor që i mungon pavarësia, kufizime të rënda në lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, korrupsionin e shfrenuar qeveritar, dhuna e përhapur me bazë gjinore – nuk janë pamja ideale e një shteti që synon integrimin euro-atlantik dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, tha ajo.

Më tej, Çitaku tha se Qeveria duhet të kuptojë se këto nuk janë thjesht statistika por sipas saj, janë padrejtësi të jetës reale me të cilat përballen çdo ditë qytetarët.

Derisa theksoi se duke dënuar këto padrejtësi, PDK kërkon nga Qeveria adresimin e menjëhershëm të këtyre problemeve.

“Qeveria duhet të kuptojë se këto nuk janë thjesht statistika apo probleme abstrakte; janë padrejtësi të jetës reale me të cilat përballen çdo ditë qytetarët tanë dhe bota po i sheh ato. Duke dënuar fuqishëm këto padrejtësi, PDK kërkon nga Qeveria adresimin e mënjehërshëm të këtyre probleme. Krahas Qeverisë, ftojmë edhe organet e drejtësisë që të kryejnë me përgjegjësi dhe seriozitetin më të lartë detyrat e tyre – duke mos lënë ardhmërinë e shtetit tonë peng të një paaftësie të thellë politike. Kjo është një betejë që duhet luftuar çdo ditë, nga të gjithë akterët që kanë pushtet ekzekutiv në vend.  PDK, përmes të gjitha mekanizmave të saj, do të angazhohet që të shtyjë përpara reformat e nevojshme në ndërtimin e një Kosove ku çdo individ trajtohet me dinjitet dhe respekt”, shtoi tutje Çitaku.

Ndryshe, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës në reagimin e saj ka thënë se Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, edhe Organizata Amerikane “Freedom House” në raportin e vitit 2024  kanë përmend korrupsionin qeveritar, që sipas tyre “Vazhdon të jetë shqetësim SERIOZ në Kosovë”.

Sipas tyre, nga gjithsej 7 pikë në luftën kundër korrupsionit, Kosova është vlerësuar me vetëm 2.25. Kjo thuhet se dëshmon edhe njëherë se korrupsioni gjatë kësaj qeverie nuk është luftuar../teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

“S’e kemi ditë që po tregtojmë jashtëligjshëm” – Dëshmia e radhës në gjykimin ndaj Nagip Krasniqit

“S’e kemi ditë që po tregtojmë jashtëligjshëm” – Dëshmia e radhës në gjykimin ndaj Nagip Krasniqit

Autobusët ‘bllokojnë’ komunën – Kryetari Rama i dërgon “selam” ministrit Murati

Autobusët ‘bllokojnë’ komunën – Kryetari Rama i dërgon “selam” ministrit Murati

MPJD nuk ka informacione zyrtare për arrestimin e Valdrin Sahitit

Serbia po vazhdon intimidimin ndaj shtetasve të Kosovës, BE të rris presionin

Jakupi kritikon sjelljet e Muratit dhe Ramës: Përplasjet politike po dëmtojnë qytetarët

Musliu: Osmani e orientuar kah LVV, shpreson mandat të ri presidencial

Musliu: Osmani e orientuar kah LVV, shpreson mandat të ri presidencial

AGK shprehet e zhgënjyer me mosndarjen e buxhetit për RTK-në nga kursimet

AGK shprehet e zhgënjyer me mosndarjen e buxhetit për RTK-në nga kursimet

Xhakarta ka ndaluar tregtinë dhe konsumin e mishit të qenve dhe maceve

Xhakarta ka ndaluar tregtinë dhe konsumin e mishit të qenve dhe maceve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën