TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çitaku kritikon Qeverinë për projektligjet: Për ligjet e tjera procedura të përshpejtuara, për mbrojtjen e UÇK-së zvarritje

by Tëvë1
1 muaj ago
1
A A
Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar Qeverinë lidhur me mënyrën se si po shqyrtohen projektligjet në komisionet e Kuvendit.

Përmes një reagimi, Çitaku ka thënë se sot po përshpejtohet shqyrtimi i një numri të madh projektligjesh të Qeverisë, përfshirë edhe disa që lidhen me sektorin e drejtësisë.

Sipas saj, këto projektligje po shqyrtohen “pa analizën e duhur, pa debat substancial dhe pa dëgjime publike”.

“Drejtësia nuk reformohet duke shmangur shqyrtimin parlamentar. Ky nxitim ngre dyshime serioze se ligjet po i përshtaten agjendës politike të pushtetit”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka ngritur kritika edhe për projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke pretenduar se ai po mbahet ende në Ministri, nën arsyetimin e “ekspertizës juridike”.

“Për ligjet e tjera, procedura të përshpejtuara. Për mbrojtjen e UÇK-së, zvarritje!”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo u ka bërë thirrje ministres Donika Gërvalla, kryeministrit Albin Kurti dhe zyrtarëve përgjegjës që, siç tha, të mos e pengojnë procedimin e këtij projektligji.

“Procedojeni menjëherë në Kuvend. Dëgjojeni popullin që tash e 15 ditë është në shesh”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka paralajmëruar gjithashtu se, sipas saj, çdo ditë vonesë do ta rëndojë përgjegjësinë e zyrtarëve përgjegjës, duke përfunduar me paralajmërimin: “Dita e llogaridhënies do të vijë”.

PDK-ja ka kërkuar ditëve të fundit që projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të procedohet sa më shpejt për votim në Kuvend. Nisma e PDK-së është dërguar në Qeveri për shqyrtim./teve1.info/

Tags: Hagëish-kreret e UÇK-sëpdkprojektligjetQeveriaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjeti portofolin me 656 euro dhe dokumente në Gjakovë, qytetari e dorëzon në Polici

Gjeti portofolin me 656 euro dhe dokumente në Gjakovë, qytetari e dorëzon në Polici

Kurti për “Le Monde”: Agresioni rus po ndryshon rendin botëror, Kosova kërkon mbështetje ndërkombëtare

Kurti për “Le Monde”: Agresioni rus po ndryshon rendin botëror, Kosova kërkon mbështetje ndërkombëtare

Gratë që shteti i la ende pa drejtësi, vite pas vrasjes

Gratë që shteti i la ende pa drejtësi, vite pas vrasjes

Kosova nënshkruan memorandum me IUCN-në për mbrojtjen e natyrës

Punimet në stadiumin “Adem Jashari” nuk po ecin sipas dinamikës, ministri Gashani formon komision për vlerësimin e projektit

Liderët evropianë mblidhen në Dublin, në fokus siguria e kontinentit dhe lufta në Ukrainë

Liderët evropianë mblidhen në Dublin, në fokus siguria e kontinentit dhe lufta në Ukrainë

​Një zyrtar i QPS-së trajton rreth 350 lëndë në vit, KOMF kërkon rritjen e buxhetit për shërbime sociale

​Një zyrtar i QPS-së trajton rreth 350 lëndë në vit, KOMF kërkon rritjen e buxhetit për shërbime sociale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën