TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çitaku: Kosova s’po përfiton asgjë në dialog, Kurti bëri kalkulime të gabuara

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Çitaku: Rrugë të shpejta për në NATO dhe BE nuk ka

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se neni shtatë i propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është më shumë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Sipas saj, i njëjti i jep autonomi serbëve të Kosovës, ndërkaq edhe hap pakon e Ahtisarit, përmes statusit të Kishës Ortodokse Serbe.

Në një intervistë për KosovaPress, Çitaku thotë se kryeministri Kurti ka bërë kalkulime të gabuara në dialog, duke vazhduar status-quo me Serbinë, derisa shton se s’ka asgjë konkrete për përfitimet e mundshme të Kosovës nga marrëveshja e dakoduar me Serbinë.

“Neni shtatë e hap pakon gjithëpërfshirëse të presidentit Ahtisari, pako mbi të cilin është ndërtuar rendi kushtetues dhe ligjor në Kosovë. Kjo është e para, flet për një autonomi për serbët e Kosovës dhe e dyta, elementi i ri ishte çështja e Kishës Ortodokse Serbe. Ne besojmë që kjo çështje është rregulluar shumë mirë me pakon e presidentit Ahtisari dhe infrastrukturën ligjore ekzistuese në Kosovë. Tendencat janë që të krijohet një etnitet të ngjashëm me atë që e kemi parë në Mal të Zi, kjo është e qartë se kryeministri është dakorudar për këtë çështje. Pika e 11 flet për aneksin e implementimit dhe është e qartë se palët janë pajtuar edhe për këtë çështje…Autonomia e tejkalon Asociacionin, nuk ka fije dyshimi. Për implementimin e marrëveshjes për Asociacionin ekziston një nen i veçantë në kuadër të dokumentit”, thotë ajo.

Madje, Çitaku thotë se s’ka asnjë element në këtë marrëveshje që do të nënkuptonte njohjen de-facto, e aq më pak atë de-jure.

“Në këtë formë de-facto Serbia e ka njohur Kosovën që nga vitit 1999, Serbia nuk qeverisë me Kosovës. Serbia ka pranuar dokumentet tona të udhëtimit, po harroni se ne kemi një marrëveshje për menaxhimin e integruar të kufirit. S’ka kufi me një shtet të cilin e konsideron kushtimisht pjesë tënden. Nuk ka element të ri në këtë marrëveshje që do të nënkuptonte njohje de-jure apo de-facto. E vetmja gjë e re është se dy palët janë zotuar se dialogu të vazhdojë, e sa do të vazhdojë dhe sa vite do t’i humbas Kosova në këtë proces mbetet të shihet”, deklaron Çitaku.

Sipas saj, Kurti e ka degraduar dialogun me Serbinë përmes sjelljeve të tij të gabuara në këtë proces.

“Tash do të kemi një status-qou të re, kryeministri ka bërë një kalkulim të gabuar, ka menduar se duke rihapur marrëveshjet e vjetra do të ndryshojë formatin e dialogut dhe rezultatin. Por fatkeqësisht ai vetëm e ka degraduar atë dhe ne sot kemi një marrëveshje që do të prodhojë një status qou të re, mirëpo nuk e përmbyllë procesin e dialogut me Serbinë”, shton ajo.

Ndërkaq, ajo vë në mëdyshje edhe përfitimet e mundshme të Kosovës në arenën ndërkombëtare pas kësaj ujdie.

“Nuk kishte asgjë konkrete në atë draft-marrëveshje të dakorduar për përfitimet e mundshme të Kosovës në këtë proces. Stigma, fjalia që Serbia nuk do të pengojë Kosovën në integrimet evropiane ka ekzistuar edhe në marrëveshjet e mëhershme. Por çka e pengon Kosovën në integrimet evropiane nuk është Serbia, por pesë vendet e BE-së jo njohëse. Çka e pengon anëtarësimin e Kosovës në OKB nuk është Serbia, por Rusia dhe Kina që kanë veto”, deklaron Çitaku.

Kryeministri Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq janë takuar më 27 shkurt në Bruksel, ku, sipas ndërmjetësit të dialogut, Josep Borrell, palët janë pajtuar për propozimin e BE-së për dialogun, i cili përmban 11 nene. Megjithatë, të njëjtit nuk e kanë nënshkruar dokumentin. Kryeministri Kurti, pas takimit ka thënë se Vuçiq nuk ishte i gatshëm për ta nënshkruar atë.

Takimi i radhës ku diskutohet sërish për marrëveshjen dhe aneksin e zbatimit të saj pritet të mbahet më 18 mars në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Neni shtatë që po kritikohet nga nënkryetarja Çitaku, thotë se Kosova do të sigurojë një nivel të përshtatshëm të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë, bazuar në instrumentet relevante të Këshillit të Evropës./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lladrovci: Qytetarët e Drenasit janë kampionë, s’votojnë me sy mbyll

Lladrovci: Qytetarët e Drenasit janë kampionë, s’votojnë me sy mbyll

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Moti gjatë javës

Auto Draft

Mësimi tërë ditor në Barilevë, të gjithë e mirëpresin      

Auto Draft

Ish-ambasadori holandez: UÇK ishte këmba e NATO-s në tokë

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

Lladrovci: Qytetarët e Drenasit janë kampionë, s’votojnë me sy mbyll

Lladrovci: Qytetarët e Drenasit janë kampionë, s’votojnë me sy mbyll

Avokati serb publikon pamje: Radoiçiq dhe grupi i tij po kujdesen për sigurinë e Vuçiqit

Avokati serb publikon pamje: Radoiçiq dhe grupi i tij po kujdesen për sigurinë e Vuçiqit

Gjermania fiton finalen kundër Turqisë në EuroBasket 2025

Gjermania fiton finalen kundër Turqisë në EuroBasket 2025

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Moti gjatë javës

Rama dërgon në Presidencë kabinetin e ri që synon anëtarësimin në BE brenda 2030-ës

Rama dërgon në Presidencë kabinetin e ri që synon anëtarësimin në BE brenda 2030-ës

Auto Draft

Mësimi tërë ditor në Barilevë, të gjithë e mirëpresin      

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën