Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti, i cili tha se nuk pret nga Amerika ta shohë Serbinë sikurse e sheh Kosova.
Çitaku ka thënë se me sytë e Kurtit, Kosova është shkatërruar që dy dekada.
“Po, Albin, Amerika nuk e sheh Serbinë me sytë e tu. E kuptueshme kjo. Po me sytë e tu nuk e sheh as Kosovën. Se në sytë e tu, Kosova është shkatërru qe dy dekada.
Në sytë e Amerikës, Kosova është çliru, pavarësi, zhvillu, ndërtu. Nihilist, cinik. Kaq je, dhe ke me mbet pa asnjë rezultat”, ka shkruar ajo./teve1.info







