Sekretarja dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, se zgjedhja e presidentit është më e rëndësishme sesa votimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka deklaruar se UÇK-ja duhet të jetë mbi çështjet e tjera dhe ka kërkuar që ndryshimet në ligj të procedohen në Kuvend dhe të votohen pa vonesë.
“UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet! Prioritetet i përcakton populli. Dhe populli ka 17 ditë në rrugë për një arsye: UÇK-në.Dëgjojeni zërin e tij. Silleni ligjin në Kuvend dhe votojeni pa vonesë!Mos bëni politikë. Merrni, për një herë të vetme, vendime në interes të shtetit! JO NË EMRIN TIM”, ka shkruar Çitaku./teve1.info/







