Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka bërë thirrje për mobilizim dhe angazhim të vazhdueshëm në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Çitaku përmes një postimi ka theksuar se angazhimi do të vazhdojë edhe gjatë ditës, edhe gjatë natës, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në vazhdimin e protestës për çlirimtarët.
“Edhe sonte, edhe nesër. Ditë e natë. Në këmbë për Kosovën. Për historinë dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar Çitaku./teve1.info/








