TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çitaku: Arrestimi i Krasniqit maja e një ajsbergu, PDK kërkon hetim për “mafinë energjetike”

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Çitaku: Arrestimi i Krasniqit maja e një ajsbergu, PDK kërkon hetim për “mafinë energjetike”

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas ngritjes së aktakuzës ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ka kërkuar llogaridhënie nga të gjithë akterët e përfshirë në këtë skandal.

Çitaku, në një konferencë për media, tha se PDK i jep mbështetjen e plotë organeve të drejtësisë, të cilat kanë marrë përsipër zbulimin e keqpërdorimeve milionëshe në këto tri vitet e fundit në fushën e energjisë.

“Të gjithë zyrtarët e lartë, ministra e ambasadorë, nën vëzhgimin e të cilëve kanë ndodhur skandalet, nuk kanë dhënë dorëheqje. Prandaj, sot, Partia Demokratike e Kosovës kërkon llogaridhënie dhe përgjegjësi të plotë, nga të gjithë akterët e përfshirë jo vetëm në këto skandale, por në të gjitha të cilat ende kërkojnë përgjigje: energjia, rezervat shtetërore, mos-deklarimet e pasurisë, skandalet diplomatike etj”, tha ajo, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Sipas Çitakut, arrestimi i Nagip Krasniqit është maja e një ajsbergu, në të cilin i kanë rrënjët thellë eksponentë të rëndësishëm të këtij pushteti, që i ngjason një “Mafie Energjetike”.

“Mos të harrojmë, në periudhën kur kjo Qeveri ia shtrenjtoi energjinë elektrike për 100 për qind qytetarëve tanë, janë dy miqtë e mirë të Kryeministrit Kurti, të cilët erdhën në pozita udhëheqëse përmes favorizimeve të Lëvizjes Vetëvendosje, Nagip Krasniqi dhe ambasadori Martin Berishaj, si të dyshuarit kryesorë në një skandal të pastër rajonal të korrupsionit masiv, me tregtim të energjisë”, theksoi Çitaku.

Po ashtu, Çitaku rikujtoi rastet e shumta të keqpërdorimeve nga pushteti aktual dhe ngritjes së aktakuzave ndaj zyrtarëve të tij, duke thënë se para ligjit dhe drejtësisë, askush nuk guxon të jetë i paprekshëm.

“Gjykata Themelore në Prishtinë dje ka konfirmuar aktakuzën për mosraportim të pasurisë ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zëvendëskryeministres së vendit, Donika Gërvallës. Tani, na thoni, si mund ta quajmë ndryshe një pushtet, përveç se korruptiv, për të cilin nuk kalon asnjë muaj pa një skandal të madh të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Edhe një herë, mos harroni: Të gjithë këta njerëz, edhe shumë të tjerë të cilët kanë defiluar gjatë këtyre viteve nëpër lajmet e skandaleve, asnjë nuk ka dhënë llogari”, shtoi ajo. /teve1.info/

Tags: konferencepdkVlora Citaku
ShareTweet

Postime të ngjashme

Miratohen katër projektligje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar me Suedinë dhe Belgjikën

Miratohen katër projektligje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar me Suedinë dhe Belgjikën

Protestë kombëtare sot në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Protestë kombëtare sot në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Delegacioni i Asamblesë së NATO-s vizitë në Kosovë, agjenda e takimeve

Kurti: 25 vjet pas humbjes së Millosheviqit dhe Sheshelit, humbën edhe pasardhësit e tyre politikë, Vuçiqi dhe Daçiqi

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Delegacioni i Asamblesë së NATO-s vizitë në Kosovë, agjenda e takimeve

Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog

Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog

Kurti: 25 vjet pas humbjes së Millosheviqit dhe Sheshelit, humbën edhe pasardhësit e tyre politikë, Vuçiqi dhe Daçiqi

Kurti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Qartazi ka pasur një zinxhir sistemor lëshimesh nga institucionet

Kurti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Qartazi ka pasur një zinxhir sistemor lëshimesh nga institucionet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën