TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Çitaku: Albin Kurti kaloi 45 ditë jashtë vendit në 100 ditët e fundit

nga Besarta Mehmeti
13 Korrik, 2022
0
A A
Çitaku: Albin Kurti kaloi 45 ditë jashtë vendit në 100 ditët e fundit

Nënkryetarja e PSK-ë, Vlora Çitaku

Në një konferencë për media, Çitaku ka thënë se në krizën më të madhe ekonomike të Kosovës, Kryeministri Albin Kurti i ka kaluar 45 ditë jashtë vendit në 100 ditët e fundit, pa arritur asnjë rezultat.

“Në këtë kohë kur shumica e familjeve kosovare po ballafaqohen me krizën më të madhe ekonomike, me rritjen enorme të çmimeve të produkteve bazike për jetesë, kryeministri i vendit i cili do të duhej të ndërmerrte hapa për tejkalimin e krizës, ka zgjedhur që të ikë nga Kosova e të kalojë kohë nëpër vizita, të cilat thënë më së buti, do të mund të quheshin studimore”, thuhet në komunikatën e PDK-së, përcjellë teve1.info.

Nënkryetarja e PDK-së ka thënë se Kryeministri Albin Kurti nuk po qeverisë me vendin – përkundrazi, ai po ikë prej përgjegjësisë që e ka marrë nga vota e qytetarëve.

“Nga njoftimet publike të qeverisë, vetëm gjatë tre muajve të fundit, kryeministri Kurti ka qëndruar 45 ditë jashtë Kosovës, por, pa sjell asnjë sukses të vetëm nga këto vizita të stërzgjatura dhe tërësisht atipike për një Kryeministër në detyrë. Gjysmën e kohës në 100 ditët e fundit, kryeministri Kurti e ka kaluar jashtë Kosovës”, ka shtuar nënkryetarja Çitaku.

Sipas Çitakut, kjo është një zgjedhje që Kryeministri Kurti e ka bërë nga fillimi i mandatit e deri sot – duke abstenuar nga qeverisja dhe ballafaqimi me sfidat dhe problemet e qytetarëve.

“Në këtë periudhë kohore, qytetarët e braktisur nga qeveria, me rritje enorme të çmimeve, me energji deri trefish të shtrenjtuar, me inflacion prej mbi 14 përqind, zgjidhjen po e shohin ikjen nga Kosova”, ka thënë ajo.

Më tej, ajo ka shtuar se ishin alarmante shifrat e publikuara ditë më parë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës ku 42 mijë qytetarë tanë kishin lënë Kosovën vetëm vitin e kaluar. Ndërsa, mijëra të tjerë presin çdo ditë para ambasadave për të caktuar terminet e tyre për vizë pune jashtë Kosovës.

“Qytetarët e Kosovës e kanë votuar Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen më 14 shkurt duke besuar në premtimet e tyre. Por, ajo çka po shohin është se inflacion më të madh se çmimet, kanë pësuar vet premtimet e Kryeministrit”, ka thënë ajo.

Tutje, Çitaku ka potencuar edhe shqetësimet e Kryetarëve të Komunave të Kosovës, të cilët pa dallim partie po ankohen se kjo qeveri i ka bllokuar të gjitha projektet, duke mos ndarë buxhet për realizimin e projekteve komunale.

“E ka bllokuar për muaj të tërë OSHP-në dhe kësisoj, i ka bllokuar të gjitha investimet kapitale anekënd Kosovës. Në vend që të ndërmerr vendime që i përkasin kompetencave qeveritare duke hequr TVSH-në dhe akcizën, kryeministri Kurti po merr vendime arbitrare në fushën e ekonomisë duke ndërhyrë në caktimin e çmimeve“, ka thënë Çitaku.

Në fund, Çitaku ka thënë se krahas papërgjegjësisë totale në qeverisjen e brendshme, qeveria aktuale po tregohet tërësisht jotransparente edhe për procesin e dialogut.

“Nga ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian dëgjuam se qenkan gati 4 marrëveshje të reja. Ne kërkojmë të njoftohemi nga Kryeministri në abstenim Kurti, ose nga Kryeministri faktik Bislimi, se cilat janë këto marrëveshje? Për çka bëhet fjalë. Dialogu me Serbinë nuk guxon të degradojë në noterizim të marrëveshjeve teknike paraprake, duke lënë në margjina, e jo në qendër, njohjen reciproke”, ka përfunduar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ndërkohë sot zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu përmes një njoftimi në Facebook ka shkruar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në vizitë zyrtare në Greqi që nga 5 korriku me ftesë të organizatorëve të dy konferencave të rëndësishme “The Economist” dhe Simpoziumi i Symit.

Po ashtu Kryeziu bëri të ditur se sikur herave të kaluara edhe këtë viti shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit mbulohen nga organizatori./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot me diell

Mot me diell dhe vranësira

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

Mot me diell

Mot me diell dhe vranësira

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

Protesta e OVL-UÇK-së kundër Trendafilovës – Flet kryetari Hysni Gucati

Protesta e OVL-UÇK-së kundër Trendafilovës – Flet kryetari Hysni Gucati

“Info Nata”-13.05.2025

“Info Nata”-13.05.2025

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X