TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Cikloni i fuqishëm godet Bangladeshin dhe Mianmarin

by TËVË 1
4 vjet ago
0
A A
Cikloni i fuqishëm godet Bangladeshin dhe Mianmarin

Një ciklon i fuqishëm ka goditur brigjet e Bangladeshit dhe Mianmarit, teksa stuhia u intensifikua dhe tani është e barasvlershme me stuhi të kategorisë së pestë.

Cikloni Mocha ka sjellë shira dhe erëra deri në 195 kilometra në orë, që mund të shkaktojnë vërshime të rrezikshme në tokën përreth Gjirit të Bengalit.

Nëse valët e detit arrijnë deri në katër metra lartësi, atëherë disa fshatra, që gjenden në nivel më të ulët, mund të goditen.

Parashikuesit e motit kanë thënë se cikloni Mocha mund të jetë stuhia më e fuqishme që godet Bangladeshin në pothuajse dy dekada dhe rreth 500.000 persona janë evakuuar në zona të sigurta për shkak të stuhisë.

Shirat e mëdha dhe erërat e fuqishme kanë goditur këtë rajon dhe ka raportime se më së rëndi është goditur qyteti Sitve në Mianmar. Në këtë qytet, linjat e internetit dhe rrymës janë dëmtuar dhe sipas videove të postuara, rrugët e këtij qyteti janë vërshuar. Ekipet e shpëtimit kanë thënë se kanë pranuar shumë thirrje nga qytetarë që kërkojnë ndihmë si pasojë e vërshimeve, por situata është e rrezikshme që ekipet të arrijnë në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, sipas videove të postuara, stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha në shtëpitë e qytetarëve. Mediat lokale kanë raportuar se një djalë 14 vjeç ka humbur jetën pas rrëzimit të një peme në shtetin Rakine të Mianmarit, shkruan REL.

Edhe në Bangladesh, stuhia ka detyruar që banorët të strehohen në shkolla dhe manastire. Qeveria ka lëshuar një paralajmërim për rrëshqitje të dheut dhe ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin zonat afër bregdetit.

Cikloni Mocha u parapa që do të sillte shira që do të shkaktonin rrëshqitje të tokës. Shqetësime të mëdha ka për shumë refugjatë rohigya që jetojnë në kampe në bregun perëndimor të Minamarit.

Tags: BangladeshCiklonMianmarin
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia shoqëron dy protestues pas përplasjeve në protestën në Tiranë

Policia shoqëron dy protestues pas përplasjeve në protestën në Tiranë

​Aksident fatal në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i krimeve në Policinë e Vlorës

​Aksident fatal në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i krimeve në Policinë e Vlorës

Tensione në ditën e 170-të të protestës në Tiranë, qytetarët përplasen me forcat e policisë

Tensione në ditën e 170-të të protestës në Tiranë, qytetarët përplasen me forcat e policisë

Mbreti saudit shkarkon komandantin e forcave të koalicionit kundër Huthëve në Jemen

Mbreti saudit shkarkon komandantin e forcave të koalicionit kundër Huthëve në Jemen

Shkëlqimi i Grudës në dy ndeshjet me Gjermaninë

Shkëlqimi i Grudës në dy ndeshjet me Gjermaninë

Specialja dënon me 41 muaj burgim Thaçin, Smakajn e Fazliun, Kuçin me një muaj burgim me kusht, Kilaj i pafajshëm

Specialja dënon me 41 muaj burgim Thaçin, Smakajn e Fazliun, Kuçin me një muaj burgim me kusht, Kilaj i pafajshëm

Kuçi u dënua me 1 muaj burgim me kusht

Kuçi u dënua me 1 muaj burgim me kusht

Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, i llogaritet koha e paraburgimit-lirohet pas seancës

Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, i llogaritet koha e paraburgimit-lirohet pas seancës

Smakaj dënohet me 12 muaj burgim, lirohet pas seancës

Smakaj dënohet me 12 muaj burgim, lirohet pas seancës

Kilaj shpallet i pafajshëm

Kilaj shpallet i pafajshëm

Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën