TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Chris Hipkins kandidat për kryeministër të Zelandës së Re

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Chris Hipkins kandidat për kryeministër të Zelandës së Re

Dy ditë pasi Zelanda e Re u trondit nga dorëheqja e  papritur e kryeministres Jacinda Ardern, tashmë vendi ka një kandidat të ri për këtë post.

Ministri i Arsimit Chris Hipkins do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Zelandës së Re pasi ai ishte i vetmi kandidat që hyri në garë .

Hipkins, 44 vjeç, duhet të marrë ende një miratim të dielën nga kolegët e tij të Partisë Laburiste në Parlament, por raportohet se ky është thjesht një formalitet tani.

Duke folur me gazetarët në Wellington të shtunën, Hipkins u shpreh i bindur se mund të fitonte zgjedhjet, ndërsa lavdëroi punën e Ardern si kryeministre.

“Jacinda Ardern ka qenë një kryeministre e jashtëzakonshme për Zelandën e Re. Ajo ishte liderja që na nevojitej në kohët e vështira. Më ka pëlqyer shumë të jem ministër  në qeverinë e Jacinda Ardern. Mendoj se publiku i Zelandës së Re e ka parë punën që kam bërë. Ju e dini, jam marrë me disa situata sfiduese gjatë pesë viteve të fundit. Nuk pretendoj të jem dikush që nuk jam. Nuk e kam bërë kurrë këtë dhe nuk do ta bëj as tash”, tha Hipkins.

Hipkins do të ketë më pak se tetë muaj në këtë rol përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Zelandës së Re që pritet të mbahen në tetor.

Ndër sfidat e tij më të mëdha gjatë një viti zgjedhor do të jetë të bindë votuesit se partia e tij po e menaxhon mirë ekonominë.

Shkalla e papunësisë në Zelandën e Re është relativisht e ulët në 3.3%, por inflacioni është i lartë në 7.2% dhe disa ekonomistë po parashikojnë se vendi do të shkojë në recesion këtë vit./Teve1.info/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Clinton thotë se nuk kishte asnjë njohuri për anën e errët të jetës së Jeffrey Epsteinit

Clinton thotë se nuk kishte asnjë njohuri për anën e errët të jetës së Jeffrey Epsteinit

Begaj: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, shtyllë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

Begaj: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, shtyllë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen menjëherë nga Izraeli mes kërcënimeve për sulm ndaj Iranit

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen menjëherë nga Izraeli mes kërcënimeve për sulm ndaj Iranit

Gashi takohet me Begajn, diskutojnë për vazhdim të bashkëpunimit

Gashi takohet me Begajn, diskutojnë për vazhdim të bashkëpunimit

“Këndi i Debatit” 27.02.2026

“Këndi i Debatit” 27.02.2026

Rama e Vuçiq i kërkojnë BE-së që vendet e tyre të hyjnë në Tregun Europian dhe Schengen

Rama e Vuçiq i kërkojnë BE-së që vendet e tyre të hyjnë në Tregun Europian dhe Schengen

Kosova mposhtet nga Sllovakia në parakualifikimet e Eurobasketit

Kosova mposhtet nga Sllovakia në parakualifikimet e Eurobasketit

Banorët e fshatit Zajm ankohen se dikush ka nisur që t’i përvetësoj pronat ku ata jetojnë

Banorët e fshatit Zajm ankohen se dikush ka nisur që t’i përvetësoj pronat ku ata jetojnë

“Sot ndjejmë lehtësim, sepse dimë ku të dërgojmë lule” – rivarrosen martirët e Kralanit

“Sot ndjejmë lehtësim, sepse dimë ku të dërgojmë lule” – rivarrosen martirët e Kralanit

Nderohet sakrifica e tre dëshmorëve të masakrës së Kralanit

Nderohet sakrifica e tre dëshmorëve të masakrës së Kralanit

Trump: Do ta zgjidhi sërish çështjen mes Kosovës dhe Serbisë

A po kërkon Trump nga Serbia njohjen e Kosovës?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën