TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Chiesa i thotë “po” Juventusit, por gjithçka varet nga kërkesat e Salah te LIverpooli

by tëvë1
3 muaj ago
0
A A
Chiesa i thotë “po” Juventusit, por gjithçka varet nga kërkesat e Salah te LIverpooli

Rikthimi i Federico Chiesas te Juventusi duket një skenar gjithnjë e më realist. Zërat e merkatos po marrin konfirmime konkrete: sulmuesi i Kombëtares italiane është i gatshëm të rikthehet në Serie A, pikërisht te bardhezinjtë e Torinos, skuadër të cilën e la rreth një vit e gjysmë më parë për shifrën prej afro 12 milionë eurosh.

Pas një periudhe të vështirë në Angli, Chiesa ka kuptuar se e ardhmja e tij te Liverpooli është e pasigurt.

Edhe pse është stërvitur gjithmonë me intensitet maksimal, Chiesa nuk ka marrë kurrë një mundësi reale për të ndryshuar hierarkitë në skuadër, madje as kur rezultatet nuk kanë qenë bindëse. Deri tani ka grumbulluar rreth 500 minuta lojë, duke shënuar dy gola në Premier League ndaj Bournemouth dhe Crystal Palace.

Nga ana tjetër, Juventusit i ka thënë “po”. Rikthimi i besimit ka qenë vendimtar për Chiesan, sidomos nga Luciano Spalletti, i cili ka qenë gjithmonë një nga mbështetësit e tij kryesorë, si dhe nga Giorgio Chiellini, me të cilin ndau triumfin e madh të Italisë në Euro 2021.

Megjithatë, për të arritur marrëveshjen finale nevojitet durim. Fillimisht duhet gjetur akordi me Liverpoolin, i cili aktualisht ka refuzuar një huazim me të drejtë blerjeje. Klubi anglez kërkon ose një transferim të përhershëm, ose një detyrim blerjeje, për një shifër mbi 10 milionë euro. Për më tepër, “Reds” kanë kërkuar të presin edhe disa ditë.

Arsyeja lidhet me situatën në repartin ofensiv: Isak dhe Ekitike janë të dëmtuar (me francezin drejt rikuperimit), ndërsa Mohamed Salah ndodhet në Kupën e Afrikës. Kjo e bën Chiesan një alternativë të vlefshme për ndeshjet e ardhshme, përfshirë përballjen e rëndësishme të kampionatit ndaj Arsenalit dhe atë të FA Cup kundër Barnsley në “Anfield”. Një pikëpyetje mbetet edhe sfida me Burnley më 17 janar, në varësi të rrugëtimit të Egjiptit në Kupën e Afrikës.

Ndërkohë, tifozët janë të ndarë dhe reagimet kanë qenë të forta. Disa presin me entuziazëm rikthimin e Chiesas në Torino, ndërsa të tjerë shprehin dyshime për kushtet fizike dhe koston e operacionit

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

FFK-ja reagon për sulmet ndaj Vedat Muriqit

FFK-ja reagon për sulmet ndaj Vedat Muriqit

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Kosovari që jepi kafe falas, lojtarët turq i dhurojnë fanellë

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me shtatë migrantë në kamion

Arrestohen dy të mitur për tentim vrasje në Drenas

Arrestohet një person për sulm seksual ndaj një gruaje në Vushtrri

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës

Për herë të parë në Shqipëri, kompensim për dëmet në shëndet nga ajri i ndotur

Sot 27-vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjakovës

Sot 27-vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjakovës

Me votat e mazhorancës miratohet buxheti “emergjent” i vitit 2026

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare

Parashikimi i motit për sot

Moti sot i vranët dhe me reshje shiu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën