Chelsea është në krizë të rezultateve. Chelsea të shtunën e ka pësuar disfatën e tretë radhazi në të gjitha garat.
Chelsea u mposht 1:3 nga Brightoni në udhëtim në ndeshjen që i takoi xhiros së gjashtë të Premier Leagues.
Klubi londinez edhe në xhiron e kaluar në elitën angleze u mposht nga Manchester Unitedi.
Enzo Fernandez e shënoi golin e epërsisë për Chelsean në minutën e 24-t.
Brightoni i barazoi shifrat në minutën e 77-të me golin që e shënoi Danny Welbeck.
Për 2:1 realizoi Maxim De Cuyper në minutën e 92-të.
Krejt në sekondat e fundit të ndeshjes, Welbeck, e realizoi edhe golin e tretë. Ai u asistua nga Brajan Gruda.
Te Chelsea në minutën e 53-të u ndëshkua direkt me karton të kuq mbrojtësi anglez, Trevoh Chalobah.
Chelsea dhe Brightoni kanë nga tetë pikë dhe janë në mesin e tabelës.