Skuadra e Chelseat ka bërë një ofertë të vonshme për mesfushorin ofensiv, Fermin Lopez.
Mësohet se londinezët i kanë ofruar Barcelonës 50 milionë euro për 22-vjeçarin, ofertë që ekipi nga Spanja po e shqyrton seriozisht.
Për ofertën e Chelseat është njoftuar edhe vet futbollisti, i cili po pëlqehet nga klubi i Premier Leagues.
Marrëveshja mes palëve mund të arrihet brenda pak ditëve pasi me shitjen e Lopezit, Barcelona do ti zgjidhte problemet me regjistrimin e lojtarëve.
Megjithatë, trajneri Hansi Flick llogarit në Lopezin, i cili ka kontratë deri në vitin 2029.