Chelsea me vetëm një pikë në dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve, kërkon fitoren e parë këtë edicion në shtëpi kundër Milan në kryendeshjen e së mërkurës në javën e tretë, me fillim nga ora 21:00.
Në Stamford Bridge skuadra e Graham Potter synon që të barazohet me pikë me gjigantin italian, të cilët në dy ndeshjet e para kanë arritur një fitore dhe kanë marrë një barazim.
Të besuarit e të dy trajnerëve kanë zbritur në fushë.
Chelsea: Kepa; James, Fofana, Silva, Koulibaly, Chilwell; Kovacic, Cheek; Mount, Sterling, Aubameyang.
Milan: Tatarusano; Dest, Kalulu, Tomori, Ballo-Toure; Tonali, Bennacer; Krunic, De Ketelaere, Leao; Giroud