TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çfarë u tha gjatë ditës për çështjen e hapjes së urës së Ibrit

E të mërkurën, në Urën e Ibrit përveç vazhdimit të punimeve u panë edhe autoblinda të KFOR-it. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë thanë se mbështesin hapjen e kësaj ure në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, derisa i pari i Qeverisë, Albin Kurti tha se hapja e kësaj ure nuk është kundër askujt.

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A
Çfarë u tha gjatë ditës për çështjen e hapjes së urës së Ibrit

Ndryshe prej ditëve tjera, të mërkurën mbi Urën e Ibrit u panë edhe autoblindat e KFOR-it.

E të njëjtit qëndruan disa minuta në këtë hapësirë.

Një natë më parë, Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se janë të gatshëm që të veprojnë për çdo zhvillim të rëndësishëm që lidhet me sigurinë.
“Ne kemi një prani të dukshme dhe fleksibël në mbarë Kosovën dhe komandanti i KFOR-it ka autoritetin për ta përshtatur atë sipas nevojës dhe nuk do të hezitojë të veprojë në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë dhe në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, thuhet nga KFOR-i.

E në mbledhjen e Qeverisë, për hapjen e Urës së Ibrit foli edhe i pari i ekzekutivit.

Albin Kurti tha se hapja e saj nuk është kundër askujt.

“Hapja e urës nuk është kundër askujt, veçmas kundër partnerëve ndërkombëtarë”, tha Kurti.

E ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se po kujdesen që të mos ketë asnjë incident në këtë pjesë.

“Ne e marrim shumë seriozisht mirëqenien e ushtarëve amerikanë. Ata janë ushtarët më të dashur të KFOR-it, të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ne po i vazhdojmë koordinimet dhe konsultimet tona me partnerët, përfshirë KFOR-in me qëllim që gjithçka të shkojë mirë e të mos ketë asnjë incident e lëre më, më shumë”, tha ministri Krasniqi.

Nga ana tjetër, njohësi i zhvillimeve politike Mazllum Baraliu thotë se ndërkombëtarët duhet të tregojnë se pse nuk po e përkrahin hapjen e saj.

Aktualisht, Ura e Ibrit në mes Mitrovicës së Jugut dhe Veriut, është e hapur vetëm për këmbësorë.

Të premten është kryer testimi i kësaj ure për qëndrueshmëri dhe sipas raportit preliminar ka dalë funksionale.

Tags: KFOR-iUra e Ibrit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Avokati i Popullit për rastin Arlinda Zekaj: Ka dështim të shtetit

Avokati i Popullit për rastin Arlinda Zekaj: Ka dështim të shtetit

Përparim Rama intervistohet nga Prokuroria Speciale

Përparim Rama intervistohet nga Prokuroria Speciale

“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, tifozët e Crvena Zvezdës rikthejnë grafitin nacionalist në Beograd

“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, tifozët e Crvena Zvezdës rikthejnë grafitin nacionalist në Beograd

PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

PDK sot zhvillon konferencë për media nga ora 15:00

Akil Gjakova në repasazh të Grand Slam Abu Dhabi!

Akil Gjakova në repasazh të Grand Slam Abu Dhabi!

Aleanca mban nesër konferencë për media

Aleanca mban konferencë për media sot në orën 14:00

Fundjava e basketbollit kosovar, vëmendja në Rahovec e Prishtinë

Sigal Prishtina – Trepça, përballen të dielën, në klasiken e basketbollit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën