TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çfarë tregoi ekzaminimi psikiatrit për dy të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt?

Sot ka vazhduar seanca ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt. Aty kanë dëshmuar ekspertët nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, të cilët kanë treguar se gjendja mendore e dy të akuzuarve, Naim Murselit e Granit Plavës ka qenë në rregull dhe nuk është vërejtur ndonjë çrregullim i mëhershëm.

by Fetije Kamberi
2 orë ago
0 0
A A

Në sallën e gjyqit, Naim Murseli, Granit Plava e Kushtrim Kokalla erdhën me duar të prangosura e me anti-plumb.

Të tre akuzohen nga prokuroria për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të vitit 2023.

Në seancën e së hënës, fokusi ishte tek ekspertët e Instituti i Psikiatrisë Forenzike.

Prokurorja e rastit, Javorka Prelinqevic pati pyetje me të detajuara për raportin e ekzaminimeve të Naim Murselit.

“Në konstatimin tuaj i keni cekur pesë pika për Naim Murselin, njëra nga to edhe që nuk është konstatuar asnjë çrregullim apo ndonjë sëmundje mentale afat gjate apo afat shkurte, a mund të na shpjegoni çka do të thotë kjo”, tha ajo.

“Këtu i jemi referuar se çrregullimi afatgjatë prej fëmijërisë ose kronikë deri më tani. Nuk janë shfaqur asnjë element i ndonjë çrregullimi, shqetësimi dhe nuk na është ofruar asnjë dokument që do të vërtetojë këtë çrregullim, apo ndonjë problem nga fusha e shëndetit mendor, ndërsa  afatshkurta është pjesa që ka të bëjë prej momentit të arrestimit”, tha Shpend Haxhibeqiri nga Instituti Psikiatrik.

Prelinqevic pati pyetje edhe për sjelljen e Naim Murselit përgjatë ekzaminimeve në institut.

“z. Murseli ka qëndruar pa ndonjë problem ose vështirë si gjatë ekzaminimit psikiatrik edhe pse në momente për arsye të përshkrimit të ngjarjes për të kuptuar ne situatën, në të cilën ka ndodhë rasti ka pas ndërprerje dhe ka pas ndonjë shqetësim por jo i formës që do të pengonte punën tonë ose vlerësimin tonë”, u shpreh Haxhibeqiri.

Pyetje për mjekun që e pa mbi dy javë në institut, pati edhe vet i akuzuari, Naim Murseli.

“Gjatë bisedave tona, a e kam pranuar fajësinë për veprën që e kam berë, më fal akuzohem”

Një pyetje të tillë si të paligjshme e panë mbrojtja e familjes Ademaj.

Por përgjigjen e Haxhibeqirit e kërkoi gjykata.

“Gjatë vlerësimit tonë ne asnjëherë nuk kemi parashtruar pyetjen apo kemi bërë shtytjen që i njëjti a e ka kryer veprën apo jo, pasi që nuk është detyrë e jona, është detyrë e prokurorisë që ta zbulojë. Por është e vërtetë që I njëjti gjatë deklarimit që ka mohuar që ka kryer vrasjen”, tha ai.

Pas Murselit, në gjykatore u dëshmua edhe për gjendjen mendore të Granit Plavës.

Shumicën nga ekzaminimet u kryen nga eksperti i psikiatrisë, Bujar Obentinca.

Edhe për të pati pyetje nga prokurorja Prenlinqevic.

“Gjatë ekzaminimit të akuzuarit Granit Plava, në bisedë a ju ka cekur ai që tërë kohën para kryerjes së veprës penale për të cilën akuzohet ka pasur aksident komunikacioni që e ka pasur lëndim në kokë dhe nëse po, a mund të na tregoni se ky lëndim I kokës, a ka mundur ta sjellë deri te çfarëdo lloj çrregullimi në mendim apo diçka tjetër”

“I ekzaminuari, na ka treguar që ka pasur një aksident me motoçikletën e tij, dhe po ashtu na ka treguar që ka qenë i trajtuar ne spitalin e Mitrovicës e dhënë kjo që është konfirmuar nga babai i të ekzaminuarit. Sa i përket pasojave ato janë përjashtuar me anë të ekzaminimit radiologjik, CT-së të realizuar me datë 16.05.2025, ku nuk është përmendur ndonjë dëmtim i indit trunor respektivisht ky aksident ka kaluar pa ndonjë dëmtim në strukturë që do të thotë se truri i tij funksion mire dhe pa telashe”, u shpreh Bujar Obentinca.

E avokati i Plavës, Skënder Gojani tha se pse nuk janë trajtuar disa aspekte si përdorimi i substancave narkotike dhe trauma nga aksidenti.

Sipas Obetincës, Plava e ka pranuar së është përdorues i substancave narkotike.

“Gjatë vlerësimit psikiatrik, i ekzaminuari im ka deklaruar se është përdorues i substancave narkotike, si kokaina, alkooli por në kohën e ekzaminimit nuk ka pasur simptoma abstinenciale apo ndërprerjes së abuzimit me substance, ndërsa sa i përket traumës, i njëjti nuk është identifikuar një fenomen i tillë”, sqaroi Obentinca.

Avokati Gojani vazhdoi me pyetje, duke treguar se Plava ka qenë një konsumues i kafesë, dhe nëse kjo mund të ketë ndonjë ndikim.

“Kafja bënë pjesë në grupin e psikosimuluesve dhe ka mundur ti jap një energji shtesë të themi, por jo diçka që ka mundur të ndikojë në aspektin kognitiv në lidhje me veprën”, tha Obentinca.

Pas kësaj, mbrojtja e familjes Ademaj dhe prokurorja Prelinqevic kanë kërkuar të largohen si dëshmitarë babai, nëna dhe motra e Liridonës për shkak të gjendjes së tyre emocionale të rënduar.

Në seancën e radhës më 6 tetor, do të  dëgjohet si dëshmitar eksperti mjekoligjor Naim Ukaj dhe tre dëshmitarë tjerë.

Ndërsa me 10 tetor, pritet të dëshmojë babai i Naim Murselit, Shaban Murseli

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestimet në Vushtrri – Katër anëtarët e familjes Gërbeshi dalin para Gjykatës

Arrestimet në Vushtrri – Katër anëtarët e familjes Gërbeshi dalin para Gjykatës

Pineles: Dëshmia e James Rubin mund të minojë teorinë e prokurorisë kundër Thaçit në Hagë

Pineles: Dëshmia e James Rubin mund të minojë teorinë e prokurorisë kundër Thaçit në Hagë

Sekuestrohen armë në Brezovicë, i dyshuari ende në arrati

Sekuestrohen armë në Brezovicë, i dyshuari ende në arrati

Rrokulliset traktori në bjeshkët i Istogut, lëndohet një person

Rrokulliset traktori në bjeshkët i Istogut, lëndohet një person

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën