TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çfarë po ndodhë me Projektligjin e KPM-së?

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Çfarë po ndodhë me Projektligjin e KPM-së?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe njëheri anëtar i Komisionit për Media, Isak Shabani, ka treguar se çfarë është duke ndodhur me Projektligjin e KPM-së, i cili është në shqyrtim.

Fillimisht, Shabani deklaroi se të gjitha nenet e këtij Projektligji paraqesin rrezik.

“Të gjitha nenet e Projektligjit janë të rrezikshme, shumë vështirë është me i veçua. Por, kur nuk jepet e drejta që me pas një bord të ankesave që me i shqyrtua nëse i bëhet e padrejtë një mediumi është diçka që nëse shkon me gjykatë shkon me vite”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai thotë se derisa shqetësimi i organizatave ndërkombëtare ka qenë i madh, kjo tregon që ky Projektligj është i dëmshëm për mediat.

“Ky shqetësim aq i madh i të gjitha këtyre organizatave ndërkombëtare e vërteton me të vërtetë që është i dëmshëm, prandaj duhet të përdorim edhe ne mekanizma e mundshëm, ku megjithatë na ka mbet gjykata, që ajo ta jep verdiktin final. Duhet me analizu situatën, duke marrë parasysh reagimin e shoqërisë, opinionin edhe shoqërisë civile, edhe mediave është real e mos të them tash edhe kur Bashkimi Evropian dhe shumë organizata tjera ndërkombëtare po i bashkëngjiten këtij shqetësimi. Besoj që gjithmonë deri sot ka qenë ma mirë,kurse përkundrazi duke e pa sot këtë Qeveri se si vepron, më duket se ne kemi qenë shumë më të mirë se këta”.

Në syrin e opozitës, Shabani thotë se vështirë që ky Projektligj të ndalohet.

“Dyshoj se ky ligj do të ndalet. Tek kur i marrin veprimet nga ndërkombëtarët janë ardhë edhe janë ulë dhe kanë veprua se si me dalë nga situata e me bë zgjidhje. Ne do të kërkojmë që Projektligji me kalu në Komisionin e Venecias, e cila mundet me tregu realitetin. Që nëse ka diçka që ka të bëj me cungimin apo pengimin e lirisë së mediave, duhet me dërgu”

Projektligj për Komisionin e Pavarur të Mediave, është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 27 dhjetor të vitit të kaluar, dhe është dërguar për miratim në Kuvendin e Kosovës, ku është miratuar në lexim të parë.

Ky Projektligj, parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) i patën bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të heqë dorë menjëherë prej ndryshimeve në Projektligj, pasi diçka e tillë ishte konsideruar “sulm mbi mediat”.

Misioni i OSBE-së dhe i BE-së kanë thënë se mbështesin qëllimin e Projektligjit për të harmonizuar legjislacionin e Kosovës me dispozitat përkatëse të BE-së, duke përfshirë Direktivën e shërbimeve audio-vizuale, por, “siç thekson raporti i Këshillit të Evropës, nevojitet më shumë punë në draft për të siguruar që ai mos të nënvlerësojë pavarësinë e KPM-së dhe as të mos krijojë mospërputhje ligjore”./teve1.info/

Tags: Isak ShabanipdkProjektligji për KPM
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Mijëra familje në ankth e pa lajm për familjarët e tyre të pagjetur: Serbia po na persekuton emocionalisht

​Mijëra familje në ankth e pa lajm për familjarët e tyre të pagjetur: Serbia po na persekuton emocionalisht

Vdes një fëmijë 2-vjeçar në QKUK

Dy persona humbin jetën në spital pas aksidenteve ditë më parë në Prishtinë dhe Slivovë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Ngacmim seksual ndaj të miturës në Drenas, i dyshuari arrestohet

Mbyllet për qarkullim një segment i rrugës Ferizaj – Prishtinë, shkak reshjet e shiut

Mbyllet për qarkullim një segment i rrugës Ferizaj – Prishtinë, shkak reshjet e shiut

A do të luajë Messi në Botëror? Përzgjedhësi i Argjentinës zbulon detaje nga takimi

A do të luajë Messi në Botëror? Përzgjedhësi i Argjentinës zbulon detaje nga takimi

Neymar befason me deklaratën: “Arda Guler është mesfushori më i mirë në botë”

Neymar befason me deklaratën: “Arda Guler është mesfushori më i mirë në botë”

Reagon më në fund edhe KB Bashkimi për turpin në Prizren

Superliga e basketbollit, e shtuna veçohet me dy ndeshje interesante

​Mijëra familje në ankth e pa lajm për familjarët e tyre të pagjetur: Serbia po na persekuton emocionalisht

​Mijëra familje në ankth e pa lajm për familjarët e tyre të pagjetur: Serbia po na persekuton emocionalisht

Vetura bie në përroi në Klos, 30-vjeçari dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit

Vetura bie në përroi në Klos, 30-vjeçari dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit

Shenjat që tregojnë se jeni të lodhur shpirtërisht, jo fizikisht

Shenjat që tregojnë se jeni të lodhur shpirtërisht, jo fizikisht

Vdes një fëmijë 2-vjeçar në QKUK

Dy persona humbin jetën në spital pas aksidenteve ditë më parë në Prishtinë dhe Slivovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën