TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çfarë po ndodhë…!?

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Çfarë po ndodhë…!?

Autor: Vehbi Zeqiri

Dhuna e përhapur sidomos tek të rinjtë në gjithë botën, përfshi edhe Kosovën ka marrë përmasa shqetësuese. Shpesh kjo dhunë po konkretizohet dhe përfundon me fatalitet!

Brengat e prindërve, përgjegjësve të rendit, instancave relevante qeveritare, mësimdhënësve, etj. nuk kanë të ndalur.

Çdo ditë e më shumë shtrohet pyetja, ‘çfarë po ndodhë’?

Prindërit dhe shoqëria në përgjithësi pyesin vetën, ‘ku kemi gabuar’?

Shqetësimi, brenga, dhe pranimi i realitetit është hapi i parë drejt zgjidhjes së kësaj enigme por ndoshta edhe problemit në tërësi?

Bazuar në eksperiencën jetësore, akademike, dhe profesionale, fushat e mëposhtme kërkojnë vëmendjen tonë si dhe veprimtë menjëhershëm në përmirësimin e tyre:

Edukata dhe rrethi Familjar

Shumë prind dhe familjarë, në prezencë të fëmijëve të tyre të vegjël, zhvillojnë biseda negative dhe aspak edukative, si p.sh. urrejtja për të tjerët, mos falja e gabimeve, arritja deri tek pasuria përmes rrugëve të pamoralshme dhe pa ligjshme, mosrespektimi i të tjerëve, nëpërkëmbja e të dobëtëve, tallja me ata që mësojnë dhe edukohen, etj.

Fëmijët në fazën e parë të jetës, modelin të cilin e pasojnë me përpikëri janë padyshim prindërit e tyre. Çdo gjë që vjen prej tyre, e pranojnë pa asnjë dilemë por edhe me krenari. Prandaj, prindër të nderuar dhe të dashur, kujdes prej sjelljeve dhe fjalëve tuaja në prani të fëmijëve tuaj.

Arsimimi dhe Shoqëria

Në fazën tjetër të jetës, ekspozimi i domosdoshëm jashtë familjes, hap mundësi tek fëmijët të ballafaqohen me jetën e ‘egër’ të rrugës dhe shoqëri të pa edukatë.

Fëmijët e kësaj moshe me një sinqeritet dhe qëllim të çiltër, iu besojnë të tjerëve pa rezerva dhe pranojnë fjalë, sjellje, dhe vepra jo të mira prej tyre. Gjithashtu kureshtja e mbjellë tek fëmijët, aftësi e të mësuarit, mund t’i ekspozoj edhe më shumë ndaj elementeve negative.

Fëmijët janë në mëshirën, vetëdijen, dhe vullnetin e prindërve të tyre por dhe mësimdhënësve për kujdesin dhe ruajtjen e tyre prej botës së egër dhe negative që mbretëron jashtë.

Neuronet Pasqyruese

Sipas neuro-shkencës, ekzistojnë neurone pasqyruese të cilat kopjojnë sjelljet dhe fjalët e të tjerëve pa vetëdijen dhe vullnetin tonë. Rrethi ku rriten dhe zhvillohen fëmijët do të ketë ndikim në të menduarit, vepruarit, shprehurit, dhe jetës në përgjithësi për çdo fëmijë.

Nëse kemi parasysh rrethin familjarë dhe rrethin e gjerë shoqërorë si dhe neuronet pasqyruese, atëherë le të veprojmë në atë mënyrë që të pasqyrojmë vepra, fjalë, dhe këshilla të mirëfillta dhe edukative në prezencë të fëmijëve tanë me dashuri të sinqertë dhe respekt ndaj tyre.

Mos të harrojmë që te fëmijët në fillim të jetës së tyre ana emocionale e trurit është shumë më funksionale se ajo racionale.

 Edukojini fëmijët tuaj që mos t’i edukojë rruga;
 Dashuroni fëmijët tuaj që mos të kërkojnë dashurinë në rrugë,
 Respektojini fëmijët tuaj që mos të kërkojnë respekt në rrugë të cilin mund ta marrin vetëm në këmbim me diçka shumë të shtrenjtë…

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të tëvë1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?

Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona!

Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona!

Pse lufta hibride e Rusisë do të përshkallëzohet në vitin 2026

Pse lufta hibride e Rusisë do të përshkallëzohet në vitin 2026

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Sulmet amerikano-izraelite godasin pjesë të ushtrisë së Irakut

Sulmet amerikano-izraelite godasin pjesë të ushtrisë së Irakut

Kuvendi miraton shtatë marrëveshje ndërkombëtare, katër të propozuara nga VV-ja s’kalojnë

Kuvendi miraton shtatë marrëveshje ndërkombëtare, katër të propozuara nga VV-ja s’kalojnë

Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?

Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?

Nga gjashtë muaj burgim me kusht dhe nga 1 mijë euro gjobë për katër të akuzuarit për dhënie ryshfeti në pikën kufitare Hani i Elezit

I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im i mitur, jam munduar ta marr përgjegjësinë për ta shpëtuar atë

Rizvanolli dhe Zemaj debatojnë në Kuvend mbi çmimet dhe keqpërdorimet në sektorin e energjisë

Rizvanolli dhe Zemaj debatojnë në Kuvend mbi çmimet dhe keqpërdorimet në sektorin e energjisë

Nora Gjakova nis kapitull të ri: Kampionia olimpike bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë

Nora Gjakova nis kapitull të ri: Kampionia olimpike bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë

Kurti: Qytetarët po dezinformohen,  armiqtë tanë po gjejnë argatin brenda vendit

Kurti: Qytetarët po dezinformohen, armiqtë tanë po gjejnë argatin brenda vendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën