TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Çfarë ndodhi në seancën gjyqësore ndaj Bojan Jevtiq i arrestuar për spiunazh?

Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi masën e paraburgimit Bojan Jevtiq, zyrtarit policor që dyshohet për spiunazh dhe armë mbajtje pa leje. Nga Prokuroria Speciale thonë se nuk mund të japin informacione për materialet çka kanë sekuestruar. Familja dhe avokati i tij thonë se për 23 vite shërbim nuk ka pasur ndonjë problem me ligjin.

nga Fetije Kamberi
4 javë më parë
1 0
A A

Zyrtarë të Inspektoratit të Kosovës, e sollën me duar të lidhura.

Të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, u mbajt seanca dëgjimore ndaj Bojan Jevtiq i cili dyshohet për spiunazh.

Reklamë

Jevtiq që ishte zyrtar i Policisë së Kosovës, sipas Prokurorisë Speciale dyshohet edhe për armë mbajtje pa autorizim.

Bekim Kodraliu – prokuror i rastit tha se mund të ketë edhe arrestime të tjera.

E kërkesën e Prokurorisë Speciale për masën e paraburgimit e ka caktuar Gjykata Themelore.

Për këtë masë kanë edhe arsyetim.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes, mund ti shmanget procedurës penale dhe se i njëjti do të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë, duke qenë se i njëjti dyshohet për vepër penale të një rrezikshmërie shumë të lartë përkatësisht për vepër penal spiunazhi, si dhe duke marr për bazë faktin se i njëjti cenon sigurinë kombëtare, jetën e zyrtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, u tha nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Para masës së paraburgimit, mbrojtja e tij kishte ofruar garanci prej 15 mijë eurosh për të shmangur masën e paraburgimit.

Milosh Nikolliq foli edhe për provat e sekuestruara dhe tha se nuk ka ende qasje në to.

“Nuk kemi informata të plota mbi provat që ka prokuroria. Pasi t’i pranojmë zyrtarisht, do të kemi mundësi të japim komente konkrete”, tha ai.

Vëllai i tij, Ljubisha Jevtiq thotë se ai asnjëherë s’ka pasur problem me ligjin për 23 vite që ka punuar në polici.

“Është burgosur pabazë. Është njeri i ndershëm, ka kryer punën ndershëm. Është baba i tre fëmijëve, të cilët i ka mbajtur me këtë pagë. Ka punuar në Policinë e Kosovës 23 vite pa asnjë njollë, pa gjë. Besoj se nuk do të ketë procedurë dhe ai do të lirohet”, u shpreh ai.

Se personat e tillë rrezikojnë sigurinë në Kosovë thotë njohësi i sigurisë, Arben Dashevci.

Të enjten, Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Specialë kryejnë bastisje në dy lokacione të Jevtiq.

Ai u arrestua herët në mëngjes në një fshat në komunën e Kamenicës para nisjes për punë në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si do të veprojë LDK-ja në seancat e ardhshme për konstituim? Flet Zemaj

Si do të veprojë LDK-ja në seancat e ardhshme për konstituim? Flet Zemaj

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Prizren

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Prizren

Kurti – opozitës: Ju keni qef me ua themelu Zajednicën, por Zajednica nuk kalon

Kurti: Duhet ta presim aktgjykimin e plotë

I arrestuari pranon se e vrau Enver Bajraktarin

I arrestuari pranon se e vrau Enver Bajraktarin

Lille ia cakton çmimin Zhegrovës, 20 milionë euro për yllin dardan interesim i madh nga Evertoni

Marseille nuk heq dorë nga Zhegrova

Real Madridi po e konsideron Donnarummën si pasardhës afatgjatë të Courtois

Real Madridi po e konsideron Donnarummën si pasardhës afatgjatë të Courtois

Dy yjet e Chelseat në listën e ngushtë të Bayernit për zëvendësimin e Coman

Dy yjet e Chelseat në listën e ngushtë të Bayernit për zëvendësimin e Coman

Mbahet vigjilje në Uashington për të përkujtuar gazetarët e vrarë nga Izraeli

Mbahet vigjilje në Uashington për të përkujtuar gazetarët e vrarë nga Izraeli

Politikani holandez paditet për postimin e tij anti-musliman

Politikani holandez paditet për postimin e tij anti-musliman

Sezoni në Ligën e Parë starton të shtunën

Sezoni në Ligën e Parë starton të shtunën

Sot fillon xhiro e shtatë në Superligën e Kosovës

Superliga nis të dielën, shtyhen dy ndeshje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X