TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çfarë ndodh me Kuvendin pas 8 gushtit?

Masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin e Kosovës është deri më 8 gusht. Mirëpo, ajo çfarë nuk dihet është se cilat janë pasojat dhe hapat tutje pas kësaj date. Partitë politike presin vendim të ri nga ky institucion. Njohësit e kushtetutës thonë se është e mundshme që edhe propozimi i emrit të krye-kuvendarit ti kalohet partive tjera ose procesi të kthehet në pikën zero.

by Fetije Kamberi
1 vit ago
1 0
A A

Deri më 8 gusht, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që brenda këtij institucioni nuk do të mbahet asnjë seancë.

Mirëpo ajo çfarë nuk dihet, është çfarë do të ndodhë pas kësaj date.

Televizioni e ka pyetur  organin më të lartë kushtetues në vend, mirëpo  nga ky institucion nuk kanë dhënë detaje.

“Pas vendimit për vendosjen ex officio të masës së përkohshme, Gjykata do të nxjerr vendim meritor përkitazi me kërkesat e parashtruara rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Vendimin po e presin edhe në Lëvizjen Vetëvendosje.

Zëdhënësi i këtij subjekti politik, Arlind Manxhuka ka thënë se si parti kanë dhënë disa opsione për dallim nga opozita.

“Konstituimi i Kuvendit është detyrë e të gjithë deputetëve dhe jo vetëm e partisë fituese. Por, varësisht nga vendimi ne do t’i përgjigjemi rrethanave të reja. Ajo çka është e pandryshueshme dhe e padiskutueshme është rezultati zgjedhor që nxori Lëvizjen VETËVENDOSJE! fituese absolute në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Në anën tjetër, ne kemi bërë një ofertë për subjektin e Nismës Socialdemokrate, por fundamentalisht besojmë që subjektet politike përfaqësimin institucional duhet ta kenë në përputhje me peshën që i ka dhënë populli në zgjedhje”, ka thënë Manxhuka.

Të gatshëm për bisedimeve, pas 8 gushtit,  thanë se janë edhe nga Nisma Socialdemokrate.

Por deputetja Xhevahire Izmaku tha se fillimisht partisë së parë i duhet sigurimi i 58 votave.

“Absolutisht ne do të jemi në tavolinë të bisedimeve për zgjidhje të problemit pra ne do të jemi të fundit që do të largohemi nga tavolina e bisedimeve për me e bë një zgjidhje politike. Nëse partia e parë fituese arrin që t’i ketë në dispozicion 58 vota, Nisma do të ulet të bisedojë për mundësinë e zgjidhjes së problemit, kjo nënkupton që Nisma nuk ka kushte”, ka thënë Izmaku.

Që gjykata do të nxjerr një aktgjykim meritor pret hulumtuesi nga Instituti Demokratik i Kosovës, Vullnet Bugaqku.

Sipas tij nuk përjashtohet mundësia që e drejta e propozimit për emrin e kryetarit të Kuvendit ti jepet edhe partive tjera.

“Ne nuk mund të parashikojmë vendimmarrjen sepse fundi i fundit ata janë gjyqtarë dhe ata e bëjnë interpretimin final të kushtetutës, ne vetëm mund të parashikojmë që mund të ndodhë eventualisht që të kthehet procesi edhe njëherë në pikën zero, të konstatohet që nuk është zhvillu seanca në mënyrën e duhur dhe rrjedhimisht të konstatohet se nuk është konsumuar afati si pasojë që nuk ka pasur seanca legjitime të udhëhequr nga ana e kryesuesit të Kuvendit prandaj është e mundshme që Gjykata Kushtetuese edhe të rivendos një afat tjetër dhe të iu jap kohë, duke sqaruar që votimi duhet të fillohet me votim të hapur dhe duhet të përfundohet me propozimin e kandidaturave, rrjedhimisht mund të konstatoj gjykata që nëse në një kandidat nuk merr shumicën e votave të ndërrohet kandidatura”, është shprehur Bugaqku.

Masa e përkohshme nga Gjykata Kushtetuese është vendosur nga 27 korriku deri më 8 gusht.

Ndërkohë, Kuvendi ka regjistruar plotë 54 dështime në konstituim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla pas audio-incizimit: Reforma në sistemin prokurorial top-prioritet

Gërvalla kërkon zbardhjen e plotë të rastit të Astrit Deharit

Aksion kundër bixhozit të kundërligjshëm, arrestohen 22 persona në Prizren

Aksion kundër bixhozit të kundërligjshëm, arrestohen 22 persona në Prizren

“Na duhet zgjidhje për të dalë nga ngërçi”- Haradinaj publikon kërkesën  që e nisi AAK-ja sot në Kushtetuese

​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Haxhiu në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit: Ende presim drejtësi për vrasjen e tij në burgun e Prizrenit

Haxhiu në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit: Ende presim drejtësi për vrasjen e tij në burgun e Prizrenit

Ligjvënësi republikan kërkon dorëheqjen e Hegseth, ose do të kërkojë shkarkimin e tij nga Kongresi

Ligjvënësi republikan kërkon dorëheqjen e Hegseth, ose do të kërkojë shkarkimin e tij nga Kongresi

Gërvalla pas audio-incizimit: Reforma në sistemin prokurorial top-prioritet

Gërvalla kërkon zbardhjen e plotë të rastit të Astrit Deharit

Aksion kundër bixhozit të kundërligjshëm, arrestohen 22 persona në Prizren

Aksion kundër bixhozit të kundërligjshëm, arrestohen 22 persona në Prizren

Cristiano Ronaldo pensionohet nga Portugalia

Cristiano Ronaldo pensionohet nga Portugalia

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: I gatshëm të takohem në çdo vend dhe në çdo orë

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët

“Na duhet zgjidhje për të dalë nga ngërçi”- Haradinaj publikon kërkesën  që e nisi AAK-ja sot në Kushtetuese

​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Udhëheqësi i një partie konservatore gjermane gjendet i vdekur në një hotel në Berlin

Udhëheqësi i një partie konservatore gjermane gjendet i vdekur në një hotel në Berlin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën