TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çfarë impakti parashihet të ketë largimi i taksës 10% ndaj ShBA-së?

Heqja e taksës 10% ndaj ShBA, po vlerësohet si hap i duhur, por i vonuar. Megjithatë, Oda Ekonomike Amerikane, shpreson që ky veprim nga ana e ekzekutivit kosovar, të ndikojë që edhe SHBA, ta largojë taksën ndaj Kosovës.

by Florijeta Dernjani
8 muaj ago
0 0
A A

Tarifa prej 10% ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u hoq përmes një vendimi të qeverisë në detyrë.

Ani pse po cilësohet si vendim i vonuar, po mirëpritet nga njohës të fushës së ekonomisë.

Madje, kërkohet që kjo të shfrytëzohet për të mirën edhe të bizneseve vendore.

“Ka rëndësi enorme ekonomike, por mbi të gjitha është një mundësi e cila duhet të promovohet, që vërtetë bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe ShBA-së, të jetë shumë i madh se sa që është në këtë nivel aktualisht. Duhet përkushtim politik që të mbështetet sektori privat, sepse vetëm përmes fuqizimit të sektorit privat dhe promovimit të produkteve Made in Kosova, të cilat i arrijnë standardet dhe certifikimet e duhura, mund të arrijmë të bëhemi partner të denjë ekonomik për ShBA-në”, tha njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

Largimi i kësaj tarife doganore, shpresohet se mund të ndikojë edhe në heqjen e tarifës së SHBA-së ndaj Kosovës, e cila hyri në fuqi ditë më parë.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës, mund të ndikojë, shpresojmë tek administrate amerikane që të rishikojë vendimin e saj. Meqenëse, në fund të fundit besoj që do të ketë një qasje fleksibile, meqë është masë reciprociteti, atëherë përgjigja reciproke të jetë në heqjen e plotë të tarfiave doganore për mallrat nga Kosova”, tha Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane.

Së fundmi SHBA, ka bërë publike listën e vendeve ndaj të cilave do të fuqizohen taksa të reja, por që në të nuk përfshihet shteti i Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Projektligji për çmimet përplas pushtet-opozitë, Komisioni e miraton në parim

Projektligji për çmimet përplas pushtet-opozitë, Komisioni e miraton në parim

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda brenda ditës

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda brenda ditës

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Vance mohon ndërhyrjen amerikane në zgjedhjet hungareze mes kritikave nga BE-ja

Vance mohon ndërhyrjen amerikane në zgjedhjet hungareze mes kritikave nga BE-ja

Rame Lahaj International Opera Festival rikthehet me edicionin e gjashtë

Rame Lahaj International Opera Festival rikthehet me edicionin e gjashtë

Trump pret Rutten në SHBA mes kërcënimeve për largim nga NATO

Trump pret Rutten në SHBA mes kërcënimeve për largim nga NATO

Kreu i Lidhjes Arabe akuzon Izraelin se po përpiqet të minojë çdo marrëveshje për paqen rajonale

Kreu i Lidhjes Arabe akuzon Izraelin se po përpiqet të minojë çdo marrëveshje për paqen rajonale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën