TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çfarë do të thotë fitorja e Mamdanit për politikën amerikane?

by teve1
11 muaj ago
1
A A
Çfarë do të thotë fitorja e Mamdanit për politikën amerikane?

Fitorja befasuese e kandidatit, Zohran Mamdanit, në zgjedhjet paraprake demokrate për kryetar bashkie të qytetit të Nju Jorkut po paraqitet të jetë një moment sizmik për politikën progresive amerikane dhe për lëvizjet globale për drejtësi sociale.

Mamdani, një socialist demokratik, musliman dhe bir emigrantësh nga Azia Jugore, arriti të ndërtojë një koalicion të gjerë shumëracor të klasës punëtore në një nga qytetet më të mëdha dhe më komplekse në botë.

Fushata e tij u përqendrua në dinjitetin ekonomik, të drejtat e qiramarrësve, kujdesin ndaj fëmijëve, qëndrueshmërinë ndaj klimës dhe taksimin e të pasurve – një platformë e rrënjosur në përvojën e përditshme të qytetarëve të zakonshëm.

Por më tej se kaq, ajo që e ka bërë këtë fitore historike është fakti që Mamdani sfidoi drejtpërdrejt establishmentin politik dhe aleancat e fuqishme pro-korporative dhe pro-lobiste — dhe fitoi.

Ai nuk hoqi dorë nga parimet e tij, as në çështjet më të debatueshme. Gjatë gjithë fushatës, ai e quajti luftën e Izraelit në Gaza një “gjenocid” — një qëndrim që në politikën amerikane për dekada ka qenë i paimagjinueshëm për dikë që synon poste të larta.

Dhe megjithatë, dhjetëra mijëra votues hebrenj – në qytetin me popullsinë më të madhe hebraike jashtë Izraelit – zgjodhën të mbështesin Mamdanin.

Drejtuesi editorial i AJ+, Tony Caron, komenton se fitorja e Mamdanit, tregon një ndarje të re shumë të rendësishme në mendimin publik: gjithnjë e më shumë njerëz, përfshirë edhe shumë nga komuniteti hebre amerikan, nuk e pranojnë më identifikimin automatik të kritikës ndaj Izraelit me antisemitizëm.

Ata nuk janë të frikësuar dhe dallojnë mes të drejtës për të mbrojtur jetën palestineze dhe narrativave të instrumentalizuara për të heshtur kritikën.

Në anën tjetër, lobet tradicionale pro-Izrael bënë fushatë të ashpër kundër Mamdanit, me slogane që viktimizojnë kritikën si antisemitizëm dhe me përpjekje për të frikësuar elektoratin.

Por, Mamdani jo vetëm që nuk u tërhoq nga qëndrimet e tij – ai i dyfishoi ato dhe arriti të fitojë. Caron thotë se kjo ka dhënë një mesazh se edhe në politikë, është e mundur të jesh parimor dhe të fitosh.

Ne veçanti, në një vend si Amerika – një vend thelbësor për përpjekjet për liri të popullit palestinez – ky mesazh thotë se ka rëndësi të veçantë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli sërish ndalon flotën e ndihmave për Gazën në ujërat ndërkombëtare

Izraeli sërish ndalon flotën e ndihmave për Gazën në ujërat ndërkombëtare

Izraeli ndërtoi dy baza ushtarake në Irak para luftës kundër Iranit: New York Times

Izraeli ndërtoi dy baza ushtarake në Irak para luftës kundër Iranit: New York Times

Trump thotë se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte” nëse nuk ka marrëveshje me Teheranin

“Koha po ecën”: Trump shton presionin ndaj Iranit

Plagoset një polic në Tiranë, i dyshuari në arrati

Plagoset një polic në Tiranë, i dyshuari në arrati

Jashari premton paraqitje më të mira

Jashari premton paraqitje më të mira

Kryeqyteti mbushet me mbeturina, ankohen qytetarët

Kryeauditorja: Komuna e Prishtinës dështoi në menaxhimin e mbeturinave, operatorët kushtuan më shtrenjtë

Izraeli sërish ndalon flotën e ndihmave për Gazën në ujërat ndërkombëtare

Izraeli sërish ndalon flotën e ndihmave për Gazën në ujërat ndërkombëtare

Aksident trafiku në Shkodër, një i vdekur dhe tre të lënduar

Edhe një aksident me fatalitet – Vdes një 60-vjeçar në Koshare të Ferizajt

Izraeli ndërtoi dy baza ushtarake në Irak para luftës kundër Iranit: New York Times

Izraeli ndërtoi dy baza ushtarake në Irak para luftës kundër Iranit: New York Times

Nis “Java e Albanologjisë”, trajton praninë e gjuhës shqipe në teknologji

Nis “Java e Albanologjisë”, trajton praninë e gjuhës shqipe në teknologji

Haxhiu: Procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit të bëhet larg çdo ndikimi politik

Haxhiu: Procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit të bëhet larg çdo ndikimi politik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën