TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çështja e dinarit, Osmani: Mund të ruhet edhe Kushtetuta edhe aleatët, por edhe zbatimi i suksesshëm në praktik

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Osmani në konferencë me Milanoviq: Serbia do të ndihej më e fuqishme nëse s’ndëshkohet

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se po diskutohen “një sërë opsionesh” në lidhje me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që nga nesër e ndalon përdorimin e dinarit serb në vend.

Osmani tha se do të ketë një dakordim këto dy ditë dhe do të ketë edhe deklarata publike

“Unë jam për atë që zbatimi të jetë i plotë, e jo vetëm në letër. Dhe të gjithë e dinë se për të pasur zbatim të plotë na duhet edhe përkrahja e aleatëve tanë, në mënyrë që të kemi qëndrueshmëri. Pra, mund të bëhen edhe njëra, edhe tjetra. Jam i bindur që njëra nuk e përjashton tjetrën. Mund të ruhen edhe Kushtetuta, edhe aleatët tanë”, tha Osmani.

Për këtë çështje, ajo tha se nuk ka mundur të diskutojë dje me emisarin europian, Miroslav Lajçak.

“Tani, sa i përket kësaj çështje, neni 11 i Kushtetutës kërkon që Kosova në qarkullim dhe në përdorim ta ketë vetëm një valutë. Është për keqardhje që kjo nuk është zbatuar deri tash. BQK e ka kryer punën e vet… Sa i përket zbatimit në praktikë, janë duke u diskutuar një sërë opsionesh, të cilat në njërën anë do ta respektonin nenin 11 të Kushtetutës, por në anën tjetër do të lënë një kohë për informimin e qytetarëve dhe bartjen e tyre, të themi, në llogari të reja, e të tjera, në mënyrë që të mund të zbatohet pa asnjë problem dhe me përkrahjen e plotë të shteteve aleate, sepse siç e dini për secilën çështje që ka të bëjë me veriun e Kosovës, me shtrirjen e sovranitetit dhe me sigurinë e shtetit tonë, ne sa herë i kemi aleatët tanë në krah, atëherë tejkalohen këto sfida dhe realizohet mbrojtja e Kushtetutës sonë në tërësi”, tha Osmani para gazetarëve, pas homazheve te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.

Tutje Osmani ka thënë prapë se vendimin e fundit për Asociacionin e jap Gjykata Kushtetuese.

Osmani tha se për këtë të fundit kanë diskutuar edhe dje në takimin që kishte me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

“Sa i përket çështjes së draft-statutit të Asociacionit siç e dini nga fillimi që kur ai draft është prezantuar në Republikën e Kosovës, po në të njëjtën ditë i kam prezantuar disa prej shqetësimeve të mija për të gjitha shtetet që kanë qenë të involvuara në hartimin e këtij drafti. Këtë komente, shqetësime i kam komentuar detajisht në takimet e mëvonshme me zyrtarë të lartë të QUINT-it dhe këto i kemi diskutuar edhe dje në takim me z.Lajçakun. Ai i ka mirëpritur ato dhe ka shprehur besimin, se shumica dërmuese prej tyre se paku do të mund të akomodohen. Megjithatë unë mendojë që institucioni i cili përfundimisht do të mund të vendos për përputhshmërinë me Kushtetutën e Kosovës dhe mund të i jap drejtim se si mund të zbatohen në praktike, pa u shkelur kushtetuta këto dispozita është vetëm Gjykata Kushtetuese  e shtetit tonë dhe jam e bindur që kurdo që ky draft, pas formalizimit të marrëveshjeve – shkon në Gjykatën Kushtetuese, në atë moment, secili prej nesh si institucione do të kemi mundësinë që të tregojmë argumentet tona pse mendojmë që dispozita të caktuara mund të krijojnë probleme dhe sfida të mëdha në praktikë gjatë zbatimit”, shtoi Osmani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Flamur Fetahu kryetar i degës së AAK-së në Gjakovë

Flamur Fetahu kryetar i degës së AAK-së në Gjakovë

Auto Draft

“I LOVE YOU” – prizrenasi synon t’ia shkruaj të fejuarës indoneziane në 5 kontinente

Auto Draft

Shtëpia me 99 fotografi për eksodin e vitit ’99-të

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

​Trump thotë se marina amerikane ka ndaluar dhe kapur një anije mallrash me flamur iranian

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Flamur Fetahu kryetar i degës së AAK-së në Gjakovë

Flamur Fetahu kryetar i degës së AAK-së në Gjakovë

Auto Draft

“I LOVE YOU” – prizrenasi synon t’ia shkruaj të fejuarës indoneziane në 5 kontinente

Auto Draft

Shtëpia me 99 fotografi për eksodin e vitit ’99-të

Auto Draft

Shkollave që iu vendos dryni në Skenderaj

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Policët në pritje të pagesave për shtesa, lëndët pritet t’i kalojnë Gjykatës Administrative

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën