TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Certifikohen drejtorët e 20 shkollave profesionale dhe koordinatorët e cilësisë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Certifikohen drejtorët e 20 shkollave profesionale dhe koordinatorët e cilësisë

Në ceremoninë e certifikimit, ministrja Arbërie Nagavci tha se sigurimi i cilësisë është një nga prioritet e qeverisë. Po ashtu, u theksua se shkalla e papunësisë mbetet e lartë në Kosovë.

Drejtoresha e projektit ALLED 2, Efka Heder tha se trajnimet janë zhvilluar në 30 për qind të shkollave.

“Sa i përket cilësisë në shkollat profesionale, ky është një mision kyç në ofrimin e shkollimit profesional. Procesi ka filluar para COVID-19 dhe ka vazhduar dhe po e përmbyllim sot. Kemi arritur të bëjmë një zgjidhje sistematike. Deri më sot kemi zhvilluar një 30 përqindësh në shkollat. Jemi të gatshëm me ministren Nagavci për implementimin në të gjitha shkollat në Kosovë, në përputhje me politikat e BE-së”, ka thënë ajo.

Në ceremoninë e certifikimit të drejtorëve e koordinatorëve, ministrja Nagavci tha se ky projekt kishte për qëllim përmirësimit e cilësisë në shkollat profesionale.

“Sigurimi i cilësisë, përveç se është një element kryesor i kornizës politike të BE-së për arsimin dhe aftësimin profesional, është po ashtu shumë i rëndësishëm edhe për ministrinë dhe qeverinë tonë. Për të cilën komponentë jemi duke ndërmarrë një varg masash në vazhdimësi dhe është një nga prioritetet e qeverisë sonë. Qëllimi i Ministrisë së Arsimit është që të aplikojmë në mënyrë sistematike mekanizmat për sigurimin e cilësisë, në të gjitha nivelet e arsimit. Me këtë rast për shkollat profesionale këtë e iniciuam me ndihmën e projektit ALLED2, e cila na ofroi zgjidhje sistematike për sigurimin e cilësisë për shkollat profesionale. ALLED 2 zhvilloi një program gjithëpërfshirës për qasje të standardizuar drejt zbatimit të plotë të sigurimit të cilësisë në nivel të ofruesve, duke mbështetur në atë që ishte zhvilluar tashmë edhe nga programe të ndryshme të mëhershme”, ka deklaruar Nagavci.

Sipas saj, në fillim është zhvilluar një studim mbi performancën aktuale të koordinatorëve për sigurimin e cilësisë, për çka shërbeu edhe për hartimin e një programi të trajnimit.

Edhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger ka folur për rëndësinë e këtij projekti, ku tha se arsyeja e zbatimit është që shkollat të jenë më konkurruese.

“Projekti i ALLED ka mbështetur shkollat profesionale për të mirëmbajtur mekanizmat e sigurimit të cilësisë dhe duke mbështetur më tutje zhvillimin e kapaciteteve të koordinatorëve si dhe sigurimi të cilësisë për drejtorët e shkollave profesionale. Por gjithashtu duhet të fokusohemi edhe në atë çka kemi arritur sa i përket intervenimit të deritanishëm, 31 koordinatorë nga 20 shkolla profesionale në Kosovë, ku përfshihen 30 për qind të shkollave profesionale dhe drejtorët e shkollat kanë marrë pjesë në një program gjithëpërfshirës të përgatitur nga ana jonë. Koordinatorët e cilësisë kanë pasur mundësinë që të mbajnë nivelin e kolegëve dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin për mentorimin dhe këshillimin nga ana e njëri-tjetrit…. Arsyeja pse kemi zbatuar këtë projekt, është që të ndihmojmë shkollat profesionale në Kosovë që të jenë më cilësore më konkurruese”, u shpreh ai.

Përfaqësuesi nga Zyra e BE-së në Kosovë, Johannes Madsen theksoi se ky është një intervenim i domosdoshëm në Kosovë. Sipas tij, sigurimi i cilësisë në shkolla profesionale në shkollat profesionale është e domosdoshme për përgatitjen për treg të punës.

“Shkalla e papunësisë mbetet e lartë me 17.7 për qind. Problemi më i madh është se fuqia punëtore joaktive mbetet 60 për qind, duke ndikuar kryesisht gratë. Disa numra janë mbresëlënës për mua. 77.5 për qind kanë qenë në vitin 2021, vetëm 14 për qind të grave formalisht punojnë në Kosovë. Ka arsyeje të shumta pse është kjo gjendje kështu. Lidhet sa i përket sfidave të cilat shkollat profesionale dhe qendra për zhvillim profesionale, i kuptoj kërkesat dhe trendet që po zhvillohen në industrinë e punës. Bizneset private nuk janë të kënaqur me shkathtësisë dhe hezitojnë të marrin të rinjtë në punë që kanë diplomuar nga shkollat profesionale”, tha ai.

Projekti ALLED 2, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, ka trajnuar drejtorët e shkollave dhe koordinatorët për cilësi, me qëllim të harmonizimit të arsimit dhe aftësimit me nevojat e tregut. /KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Ofertat tona u refuzuan, takimi me Abdixhiku pa rezultat

Kurti: Ofertat tona u refuzuan, takimi me Abdixhiku pa rezultat

S’ka marrëveshje për presidentin, Abdixhiku: Provova, nuk arrita fatkeqësisht

S’ka marrëveshje për presidentin, Abdixhiku: Provova, nuk arrita fatkeqësisht

 Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

 Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Dogana zbulon deklarim të pasaktë, diferencë rreth 29 mijë euro në mallra në Prizren

Dogana zbulon deklarim të pasaktë, diferencë rreth 29 mijë euro në mallra në Prizren

Basketboll, të mërkurën konfirmohen finalistët e Kupës

Basketboll, gjysmëfinalet nisin në mesjavë

Kurti: Ofertat tona u refuzuan, takimi me Abdixhiku pa rezultat

Kurti: Ofertat tona u refuzuan, takimi me Abdixhiku pa rezultat

Rudiger mbetet te Real Madridi, Alaba largohet

Rudiger mbetet te Real Madridi, Alaba largohet

S’ka marrëveshje për presidentin, Abdixhiku: Provova, nuk arrita fatkeqësisht

S’ka marrëveshje për presidentin, Abdixhiku: Provova, nuk arrita fatkeqësisht

 Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

 Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Broja me probleme fizike para duelit me Poloninë

Broja i ofrohet Barcelonës

Celina do të firmos kontratë të re me AIK-un

Celina do të firmos kontratë të re me AIK-un

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën